Pavarësia e Kosovës, ëndrra e mërgimtarëve!

Diaspora

Pavarësia e Kosovës, ëndrra e mërgimtarëve!

Më: 2 mars 2015 Në ora: 17:49

Wohlen/AG - Salla e komunës Kasino ishte e vogël për të pranuar të gjithë ata bashkatdhetarë që kishin ardhur për të kremtuar Pavarësinë e Kosovës. Edhe moti i vështirë i përcjellur me shi nuk ishte pengesë për disa qindra bashkatdhetarë nga vise të ndryshme të Kantonit Aargau për të marr pjesë në këtë kremte të madhe.
Pasi e shpalli të hapur këtë manifestim kushtuar Pavarësisë së Kosovës, kryetari i nëndegës së LDK-së në Wohlen/Bremgarten z. Sabejdin Bajrami, dhe pas intonimit të himnit shtetëror të Kosovës dhe himnit Dardan "Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë", nisi festa e vërtetë.
Pjesëmarrësit e këtij tubimi mjaft madhështor i përshëndeti në emër të kryesisë së nëndegës së LDK-së në Wohlen/Bremgarten z. Sabejdin Bajrami duke i përshëndetur dhe falënderuar për pjesëmarrje, Sekretarin e Degës së LDK-së në Gjermani Shpend Shala, ish zëvendës ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës z. Agim Mehmeti me bashkëpunëtor, kryetarin e Degës së PSHDK-së për Zvicër Gjokë Paloka, kryetarin e LAPSH-it për Zvicër z. Riza Demaj, kryesitë e shoqatave humanitare "Hasi" dhe "Salih Çekaj" në Zvicër.
Tubimin e përshëndetën edhe Shpend Shala si dhe Riza Demaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat