Mërgimtari Gjon M. Krasniqi merr titullin “Nderi i Qarkut të Lezhës”

Diaspora

Mërgimtari Gjon M. Krasniqi merr titullin “Nderi i Qarkut të Lezhës”

Nga: Shkruan: Lekë Mrijaj Më: 2 mars 2015 Në ora: 14:47

Këshilli i Qarkut në Lezhë në krye me kryetarin Dr.Pashk Gjoni, mbështetur në bazë të vendimit nr.35, me datë: 30.01.2015, i jep z. Gjon Krasniqit titullin “Nderi i Qarkut të Lezhës”, me motivacionin: Për frymën humane dhe vëllazërore që ka shpalosur gjatë operacioneve humanitare për rritjen e cilësisë së shërbimit në Qarkun e Lezhës, prandaj sot me 31.01.2015 në ora 11:30 ceremonia solemne filloi nismën e saj në mbarësi nën intonimin e himnit kombëtar, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Këshillit të Qarkut të Lezhës dhe strukturave të tjera politike, kulturore qarkore të Lezhës dhe Klinës si dhe mysafirëve të tjerë pjesëmarrës të strukturave të tjera politike lokale të Gjakovës si: z. Butrint Batalli e z. Nue Muçaj si dhe familjarë e të afërm të shumtë si z.Pal Koci, veteran i arsimit shqiptar të cilët kishin udhëtuar me kilometra të tëra nga Evropa, përkatësisht Zvicra e Gjermania dhe nga Gjakova, Peja e Klina e Dukagjinit për të marrë pjesë në këtë eveniment të shkëlqyer. Ceremonia solemne u shpall e hapur nga zëdhënësi i Këshillit të Qarkut të Lezhës z. Viktor Gjikolaj, i cili në mënyrë të veçantë, mysafirëve pjesëmarrës iu dëshiroi mirëseardhje në ç'rast vazhdoi të flasë për biografinë, jetën dhe veprat humane e atdhetare të z.Krasniqi, duke filluar që nga rinia e tij studentore, si pasardhës i burrave të mëdhenj të kullës së Avdi, Sadri e Mark Zef Smajlit - Krasniqi. Kulla njëkohësisht ishte një asamble gjithë përfshirëse kombëtare për të gjithë shqiptarët pa dallim, në të cilën shumë burra u mblodhën për ideale, pajtime dhe ndërmjetësime mbarëkombëtare. Kulla në fjalë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fshatin Nepole – Lugun e Baranit të Pejës, Zonën e Dushkajës, Lug të Leshanit, Lug të Drinit e Dukagjin... Pikërisht Gjoni ishte i lindur, rritur, brumosur, në vlera atdhetare, i cili në vitin 1998 inkorporohet drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare të UÇK-së, pasi braktisi mërgatën për ti dalur Zot atdheut për liri e pavarësi – bashkim kombëtar, deri në përfundimin e luftës çlirimtare. Në përfundim të luftës duke mos pasur mundësi se ku të kthehet nga arsyeja e granatimeve dhe djegies së pasurisë së tij të kompletuar e moderne nga ana e njësive policore militare e paramilitare serbofile, vendosi të rikthehet në mërgim për t'i kontribuar atdheut dhe trojeve të tij shqiptare me projekte të tjera gjithëpërfshirëse të natyrave të ndryshme. Moderatori z. Gjikolaj ftoi kryetarin e Këshillit Qarkor të Lezhës z. Pashk Gjoni për t’ia dorëzuar z. Gjon Krasniqit titullin “Nderi i Qarkut të Lezhës”. Në dorëzim e sipër të mirënjohjes, në bibliotekën e qytetit të Lezhës, pjesëmarrësit e takimit u ngritën në këmbë me duartrokitje të shumta në shenjë nderimi e respektimi, me ç'rast kryetari Dr. Gjoni në mes tjerash çmoi angazhimin, humanizmin dhe atdhetarizmin e z.Gjon M. Krasniqi dhe vëllait të tij Dr.Pal M. Krasniqi, të cilët së bashku pa e kursyer veten me projekte të ndryshme të natyrës shëndetësore, iu dolën fuqishëm në ndihmë vëllezërve të tyre shqiptar të Qarkut të Lezhës-Mirditës. Në fund të fjalës së tij, kryetari Dr.Pashk Gjoni shtoi se tituj të tillë nderi, iu dhanë më parë edhe Ali Podrimjës, Ramush Haradinajt, dhe së fundmi z.Gjon M. Krasniqit. Më pas mori fjalën edhe anëtar “Nderi i Qarkut të Lezhës” z. Gjon M. Krasniqi, i cili paksa i emocionuar në mes të tjerash tha: "Jam krenar që jam shqiptar… prandaj edhe ndihem i lumtur që e konktretizova projektin në ndihmë zonës mirditore shqiptare të Lezhës së Besëlidhjes së Kastriotit me infrastrukturë shëndetësore moderne... Falë Zotit dhe vëllait tim Dr.Palit, mjek në klinikën zvicerane, si dhe falë miqve të tjerë zviceranë, ia arritëm finalizimit të këtij projekti".

Më pas në emër të kryetares së Gjakovës, zonjës Mimoza Kusari, foli edhe drejtori i administratës publike z. Butrint Batalli, i cili falënderoi strukturat e larta qarkore të Lezhës përkatësisht kryetarin Dr.Pashk Gjoni. Batalli gjithashtu uroi z. Gjon N. Krasniqi që të mos ndalet dhe të vazhdojë së vepruari me projekte të tilla humanitare gjithëpërfshirëse edhe nëpër krahina të tjera shqiptare anembanë trojeve tona etnike. Ai ftoi z. Gjonin dhe Dr. Pal Krasniqin, që projekte të tilla shëndetësore e gjithëpërfshirëse t'i konkretizojnë edhe në Gjakovë. Pastaj morën fjalën Dr.Pal Krasniqi (vëllai i Gjonit), z. Hil Alija, artistët Llesh Bibaj, Gjon Frroku dhe zonja Diana Dialoshi, e cila përveç tjerash tha se Gjoni me kontributin e tij të dhënë Lezhës-Mirditës, thjeshtë fitoi epitetin apo titullin e një ambasadori shqiptar.

Para përmbylljes së këtij evenimenti, në emër të familjes Krasniqi (bashkëfamiljarë të Gjonit) nga Nepolja e Pejës, foli edhe z.Tush N. Krasniqi, i cili falënderoi strukturat qarkore të Lezhës si dhe kryetarin Dr.Pashk Gjonin për dhënien e çmimit Gjon M. Krasniqit më pas iu dha mirënjohje simbolike Kryetarit të Këshillit të Lezhës Dr.Pashk Gjonit në ëmer te familjes Krasniqi nga Nepolja e Pejës si dhe z.Gjon Krasniqit në shenjë krenarie për sukseset e dëshmuara. Në këtë rast zëdhënësi i Këshillit të Qarkut të Lezhës z. Viktor Gjikolaj e shpalli të mbyllur takimin në fjalë e vëllazëror, ku ftoi mysafirët për një koktej rasti duke vazhduar me një drekë të mrekullueshme në ambientet e bukura të restorantit “Grande Stella” të Lezhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat