Murati pritet nga kryetari i Kyqykqekmegjes, Temel Karadeniz

Diaspora

Murati pritet nga kryetari i Kyqykqekmegjes, Temel Karadeniz

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:43

Ministri i Diasporёs, Valon Murati, i cili gjendet për një vizitë treditore në Stamboll të Turqisë, i shoqëruar edhe nga konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Stamboll, z. Rrahim Morina, sot u prit edhe nga kryetari i Nënprefekturës së Stambollit, Kyqykkeqmegje, z. Temel Karadeniz.

Në takim u bisedua për pozitën e komunitetit shqiptar në Turqi. Gjithashtu, ministri Murati i informoi nikoqirët edhe për pozitën dhe të drejtat e pakicës turke në Kosovë.

Nga ana tjetër, kryetari Karadeniz e informoi ministrin Murati për numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Nënprefekturën e Kyqykqekmegjes. Në kёtё takim ishin tё pranishëm edhe nënkryetari i Kyqykqekmegjes me prejardhje nga Kumanova, z. Rexhep Shenxhan, dhe deputeti në parlamentin lokal, z. Xhevat Lajqi.

Ministri Murati e vazhdon vizitën e tij në Stamboll me takime të ndryshme me zyrtarët turq, si dhe me shoqatat dhe diasporën shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat