NJU JORK : Kreu i legalsitëve Gjana - vizitë në Shtëpinë e Vatrës

Diaspora

NJU JORK : Kreu i legalsitëve Gjana - vizitë në Shtëpinë e Vatrës

Nga: Beqir SINA - New York Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 10:51

BRONX NY : Kryetari i Legalistëve shqiptarë, z. Sulejman Gjana, vizitën e parë në komunitein shqiptar në Nju Jork, e realizoi në VATËR, të shtunën në mesditë, i pritur nga një përfaqësi e kryesisë së Vatrës, kryesuar nga Nën/Kryetari i saj zoti Asllan Bushati. Ai, shoqërohej në këtë vizitë nga Kryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, Hakik Mena, anëtari i Senatit të PLL, Musli Mulosmanaj, Ndrec Gjergji, dhe Tomorr Selmani.
Në emër të kryetarit të Vatrës, dhe vatranëve të Amerikës, nënkryetari i saj, zoti Asllan Bushati, mbasi i uroi mirëseardhjen mysafirit të Vatrës, bëri një prezantim të anëtarëve të kryesisë, të cilët merrnin pjesë në këtë takim : z. Marjan Cubi, Zef Balaj, Sejdi Hysenaj, Ramiz Mujaj, Muhamet Omari, Lek Përlleshi, editori i Diellit Dalip Greca, dhe veterani i legalitetit Musli Mulosmani.
Zv/Kryetari i Vatrës, gjithashtu gjatë fjalës së tij, ka prezantuar historinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, dhe foli për kontributin e madh të vatranëve për çështjen Kombëtare, për organizimin e fushatave të mëdha për të mbështetur çështjen Kombëtare, si fushata e Shëptimit të Shqipërisë më 1917-1919, Fushata për Huanë Kombëtare e vitit 1921, foli për kontributin e Vatrës në luftën kundër komunizmit, bashkëpunimi me nacionalistët shqiptarë, veçanërisht me Legalistët e Amerikës etj. Ai tregoi edhe për veprimtaritë e sotme të Vatrës, për orientimin Kombëtar të Vatrës, për shtrirjen e saj, në shumë shtete të Amerikës, për bashkëpunimin me komunitetin, veçanërisht edhe bashkëpunimin me Legalistët. -
Për këto ai tha se : "Vatra, i ka shtuar edhe sot vatrat e saj, mbi energjitë e kombëtare, duke shtuar se drejtimi i saj, është çështja e madhe kombëtare. Vatra, u shpreh ai asnjë herë nuk ka qenë "shtojcë" ose "bishtë" i partive politike në atdhe, por, ka përkrahur dhe ka mbështetur gjithmonë ato forca politike në Shqipëri , Kosovë dhe trojet shqiptare, të cilat luftojnë e punojnë vetëm për çështjen kombëtare, lirinë dhe demokracinë" theksojë, nënkryetari Bushati.
Kurse, kreu i legalistëve falenderoi nën/kryetarin e Vatrës, zotin Bushati, për fjalët e mirëseardhjes dhe informimin për historinë dhe veprimtaritë e Vatrës. Ai tha se ndjehej shumë mirë, madje e krahasoi atë si në "shtëpinë e tij" dhe se jo pa qëllim që takimin e parë, Gjana ia kërkojë kryetarit të degës në SHBA, zotit Hakik Mena, që këtë vizitë t'a bëj pikërisht në Vatër, si tha ai si Organizata më e vjetër, më kombëtare, që ka një kontribut të veçantë në Historinë e Shqipërisë - dhe me lidhje të hershme për mbretërorët dhe legalistët, prej krijimit të saj.
Më tej, në fjalën e tij, Kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana, u shpreh se kjo vjen në pah, për disa arsye: së pari, shpjegoj ai sepse një histori e gjatë, e lidhë Legalitetin dhe organizatën Vatra, ku shumë personalitete të legalitetit, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në strukturat drejtuese të kësaj organizate, ku legalistët dhe zogistët shqiptarë, i kanë dhënë Vatrës, një mbështetje të konsiderueshme në vazhdimësi. Së dyti, tha ai sespe Vatra dhe Legaliteti kanë si emëruese të përbashkët çështjen kombëtare dhe angazhimin e vazhdueshëm dhe të pakursyer për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve si dhe për bashkim kombëtar. Kurse, së treti, sepse Vatra, shprehet zoti Gjana, është gjithmonë një burim dhe frymëzim ndjenjash patriotike dhe atdhetare, për të gjithë shqiptarët, dhe çdo takim tek Vatra dhe me Vatranët shërben si ushqim shpirtëror dhe nxit për të punuar dhe vepruar në shërbim të kombit dhe vendit tonë.
Ndërsa, duke përmendur kontributin e çmuar, që ka dhënë Vatra dhe udhëheqësit e saj, për kombin shqiptar dhe në kohëra të vështira siç ishin vitet e para të lindjes së mundimshme të shtetit shqiptar, koha e diktaturës komuniste në Shqipëri, periudha e gjatë e pushtimit të Kosovës, demokracia e brishtë dhe tranzicioni i pafund në Shqipëri, etj, kreu i legalistëve u shpreh se misioni i Legalitetit dhe i Vatrës, është shumë aktual edhe në kohërat që të gjithë po jetojmë sot.
Sipas z. Gjana, situata politike konfliktuale në Shqipëri dhe faktorët e tjera negative që numërohen në të gjitha raportet ndërkombëtare, kanë shkaktuar një vonesë të zhvillimit të Shqipërisë, dhe te arritjes së standardeve të kënaqëshme jetese. Po, ashtu, në Kosovë, gjëndja nuk është aspak më e favorshme , tha Gjana, se ajo në Shqipëri, dhe, se ikja i popullit shqiptar, nga Kosova, gjithësesi, nuk i shërben interesave të vendit dhe kombit. Po, ashtu, ai foli edhe për çështjen çame, dhe, shtoi se në, Mal të Zi, Maqedoni e Kosovë Lindore, shqiptarët, po përjetojnë ende shkelje të të drejtave të tyre, ata po jetojnë në kushte të vështira politike, dhe ekonomike dhe janë preh e padrejtësive dhe diskriminit të pushtetit atje, ndaj shqiptarve.
"Prandaj, theksojë kreu i legalistëve, Shqiptarët, kudo që ndodhen duhet të jenë të ndërgjegjshem se është e rëndësishme, që të punojmë për të siguruar dhe konsoliduar çfar është arritur deri më sot (pavarësia, liria dhe demokracia në Shqipëri dhe Kosovë, dhe, më shumë të drejta për shqiptarët në trojet e tyre etnike) por, edhe të vazhdojmë përpjekjet në favor të kombit shqiptar në tërësi - duke synuar deri në bashkimin tonë kombetar dhe zgjidhjen çështjes së Çamërisë"
Z. Gjana, sugjeroi në fjalën e tij, se një hap i parë, dhe i mundshmën në këtë drejtim do të ishte krijimi i një konfederate shqiptare me Shqipërinë dhe Kosovën, dhe u bëri apel legalisteve të SHBA që të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtësisht dhe të mbështesin organizatën Vatra. "Mbasi shqetësimet dhe rreziqet e djeshme, tha kreu i legalistëve, z. Gjana, janë ende të sot-me, ndonëse në forma të tjera dhe është e nevojshme që të intensifikojmë përpjekjet tona të përbashkëta, që Vatra dhe Legaliteti të jenë gjithmonë në lartësinë që veprimtaria kombëtare, kërkon, dhe që mos ti lemë ata që e kan përdhunuar çështjen kombëtare, lirinë dhe demokracinë, sot të manipulojnë dhe lozin me këto kauza dhe vlera të shenjta në shërbim të interesave politike dhe të pushtetit".
Sipas z. Gjana individët e forcat e së majtës dhe pseudo të djathtët, kurrënjëherë nuk mund të përfaqësojnë vlerat kombëtariste, pasi i kanë dhënë provat e tyre, dhe ka ardhur koha për forcat politike të së djathtës tradicionale.
Në fund të fjalës së vet, z. Gjana - falenderoj kryesinë e Vatrës për pritjen dhe respektin që i rezervuan gjatë vizitës së tij në selinë e kësaj organizate në New York, dhe ftoi drejtuesit e Vatrës për të vizituar PLL në Tiranë, duke i suguruar se do të gjejnë atje vlerat dhe përkushtimin më të sinqertë për çështjen kombëtare.

Musli Mulosmani - një mbretnor i kulluar, duke përshëndetur kryetarin e legalsitëve zotin Gjana - solli disa kujtime nga përpjekjet vazhdueshme, të patriotve dhe atdhetarëve nga emigracioni i shqiptarëve të Amerikës, të cilët, tha ai, gjatë gjithë jetës së tyre, nuk kursyen asgjë, e vetëm e vetëm për çështjen kombëtare, duke luftuar e punuar për demokratizmin e Shqipërisë, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Çamërinë, dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare, Shqipërinë Etnike.
Me këtë rast, anëtari i njërës prej familjeve më të vjetra mbretërore, nga krahina e Malësisë së Gjakovës, zoti Sejdi Hysenaj, i dorzojë kryetarit të PLL, zotit Gjana, një dokument origjinal të pensioneve në kohën e Mbretit Zog, dokument, i cili ruhet me kujdes prej famijes së tij, dhe, tregon seriozitetin e shtetit të athershëm si dhe kujdesin e Mbretit Zog, për mirëqenëjen e atëhershme për qytetarët shqiptar, të saksionuara me ligj edhe në dhënjen e pensioneve, të sigurta dhe mjaft të përballueshme për kohën.
Kurse, Zoti Gjana i dhurojë Vatrës, një libër-foto album me fotografitë e Mbretërisë dhe familjes mbretërose shqiptare.
Editori i Diellit, zoti Greca, duke shfletuar arkivën e kësaj gazete, 105 vjeçare, tregojë me fakte lidhjet e hershme të Mbretërisë shqiptare me Vatrën dhe vatranët e atëherëshëm, duke shtuar se "Mbretërorët, ishin ulur këmbë kryq në Vatër" si tha ai duke sigmatizuar lidhjet e tyre. Më pasë Greca, tregojë edhe për vizitën e parë në Shqipëri të kryediplomatit shqiptar Faik Konica, pritjen ceremoniale të Mbretit Zog dhe respektin e madh me shtetarët e atëhershëm, dhe delegacionit të Vatrës. "Prej, këtij momenti, tha Greca, lidhjet e shkëlqyera mes vatranëve në Amerikë, dhe Mbretit Zog - duket se u rritën shumë - teksa Vatra, mbas kësaj vizite, simbas fakteve, tha ai i ka bërë një mbrojtje dhe avokatur, mbretërisë shqiptare dhe Mbretit Zog, që vetë Faik Konica dhe Vatra, e kan pranuar, në fillim në vitit 1928".
Takimin e përshëndetën, edhe zoti, Muhamet Omari, Marjan Cubi, Hakik Mena, Ramiz Muja, Zef Bala, Sejdi Husenaj , dhe të tjerët. Në fund - u shtrua një drek, me sponsorizimin e anëtarëve të kryesisë së Vatrës, z Zef Bala dhe Sejdi Hysenaj.






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat