Letër e hapur nga diaspora zonjës Lunaçek dhe përfaqësuesit të BE-së, Samuel Zbogar

Diaspora

Letër e hapur nga diaspora zonjës Lunaçek dhe përfaqësuesit të BE-së, Samuel Zbogar

Nga: Hajriz Mamaj Më: 25 shkurt 2015 Në ora: 17:52

Ka kohë që kam menduar t‘ju drejtohem me një shkresë apo më mirë me thënë me një letër të hapur, por çdo herë nuk kisha forcë t‘ju drejtohem përfaqësuesve të shteteve që në momentet më të vështira na ndihmuan dhe na çliruan nga armiku shekullor serb. A thua vërtet na çliruat?!!!
Këtë letër mos e merrni si qëllimkeqe, po merrne si shprehje mllefi nga ikja e popullatës që po ndodh para syve tuaj dhe atyre që ju ua besuat drejtimin e shtetit qe 15 vjet dhe sot pas 7 vitesh pavarësi po zbrazet Kosova nga pjesa më vitale e kombit.
E ata miliarda dollarë që u investuan në Kosovë athua ku mbetën?!!!
Ju të nderuar, dhe së bashku me ju edhe përfaqësuesit politik të shteteve tuaja na mbytën me apele se nuk duhet lëshuar vendin, e asnjëherë nuk shtroni pyetjen se ku shkuan të gjitha ato para që ju i investuat për 15 vite në Kosovë, apo këtë pyetje nuk keni forcë ta bëni sepse nga të dyja anët po kundërmon aroma korrupsioni e këtë pyetje nuk po ua shqipton goja.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat