LDK-ja në Cyrih feston madhërishëm - Pavarësia e Kosovës u përmbush pas kalvarit shekullor

Diaspora

LDK-ja në Cyrih feston madhërishëm - Pavarësia e Kosovës u përmbush pas kalvarit shekullor

Më: 24 shkurt 2015 Në ora: 17:18

Pavarësia e Kosovës u realizua me shumë mund politik të udhëhequr nga arkitekti i pavarësisë dr.Ibrahim Rugova, ndërsa ishte shpërblim edhe i djersës, gjakut, dhimbjeve dhe sakrificave sublime, u tha në manifestimin kushtuar 7 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të organizuar nga nëndega e LDK-së në Cyrih.
Manifestimi u mbajt të dielën pasdite në Cyrih, ku ishin të pranishëm qindra mërgimtarë nga Cyrihu dhe anembanë Zvicra.

Mysafirëve iu ka shprehur mirëseardhje kryetari i degës së LDK-së për Zvicër Haki Latifi. Ai tha se dita e 17 shkurtit të këtij viti, shënon përvjetorin e 7-të të ekzistencës së vet si shtet të Republikës së Kosovës. Është dita kur Parlamenti i Kosovës aprovoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 2008, është dita e cila ngërthen në vete shumë vite përpjekjesh, vuajtjesh dhe lotëve e gjakut të derdhur, është dita që sublimon përpjekjet e gjeneratave, vuajtjet e burgjeve të mijëra të rinjve e të rejave, betejat e luftëtarëve, gjakun e qytetarëve, luftën dhe gjakun e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për këtë sublimim të vullnetit tonë për liri e pavarësi. “Është dita që e realizon ëndrrën e brezave, ëndrrën e netëve pa gjumë, të vuajtjeve nëpër burgje dhe persekutimeve nga regjimi barbarë serbosllav, ëndrrën e mërgimtarëve të ikur nga toka mëmë, ëndrrën e luftëtarëve të lirisë”, tha Latifi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat