Murati në Kroaci, angazhohet për mësim plotësues në gjuhën shqipe

Diaspora

Murati në Kroaci, angazhohet për mësim plotësues në gjuhën shqipe

Më: 30 janar 2015 Në ora: 19:12

Ministri i Diasporës, Valon Murati, po qëndron në një vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku u takua me drejtoreshën e Zyrës Shtetërore për Kroatët Jashtë Vendit, Daria Krsticeviq, dhe me delegacionin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit, udhëhequr nga ministri Vedran Mornar dhe ndihmësministri Stasha Skenzhiq, thuhet në një kumtesë.

Gjatë këtyre takimeve u shkëmbyen përvojat në projektet si mësimi plotësues në gjuhën amtare, ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar, si dhe promovimi dhe avancimi i të drejtave socio-politike të diasporës.

Me ministrin e Arsimit, Murati ceku situatën aktuale mbi mësimin plotësues të gjuhës shqipe për bashkatdhetarët që jetojnë në Kroaci, ndërsa u diskutua mundësia e bashkëpunimit në këtë fushë për të ngritur numrin e nxënësve të gjuhës shqipe në shkollat në Kroaci.

Ndërsa, Mornar kërkoi nga Ministria e Diasporës qe të ndihmojë në dërgimin e më tepër teksteve shkollore për nxënësit e gjuhës shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat