Në procedurë të shpejtë: Planet e Ministres për azilkërkuesit në Austri

Diaspora

Në procedurë të shpejtë: Planet e Ministres për azilkërkuesit në Austri

Nga: Shkruan Martin Fritzi, Die Presse Më: 28 janar 2015 Në ora: 17:33

Ministrja e Punëve të Brendshme Johana Miki -Leitner (OVP) dëshiron të arrihet strehimi i refugjatëve. Azilkërkuesit nga shtetet e sigurta nuk duhet më tutje ti bllokojnë kapacitetet e strehimoreve.
Njëmbëdhjetë herë është ndërruar Ligji për Refugjatët që nga viti 2006, tani qëndron para amendamentimit të dymbëdhjetë. Ky duhet të ndryshoj.

1 Në procedurë të shpejtë për refugjatët nga shtetet e sigurta

Për azilkërkuesit që vijnë nga një vend i sigurt, procesi duhet të përfundojë në shkallë të parë për dhjetë ditë. Është një listë miratimi në Këshillin e Ministrave i njohur për 40 vende të sigurta. Në të cilën nuk janë vetëm vendet e BE-se, por edhe Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Në vitin e kaluar, ka pasur në përgjithësi 2.708 aplikacione për azil nga këto vende, duke përfshirë 1901 nga Kosova. Megjithatë, jo të gjithë e kanë përfunduar këtë proces me një vendimi negativ. Në 2013 (në 2014 nuk ka shifra) të drejtën e refugjatit e kanë fituar vetëm 14 kosovarë dhe 15 serbë. Përveç kësaj, një numër i azilkërkuesve të refuzuar munden nga këto vende të mbeten në Austri: Zyrtarët për Refugjatë dhe Gjykatat vendosin për një dëbim që nuk është i lejuar. Në procedurë të shpejtë duhet të vendoset për azilkërkuesit që kanë kryer një krim ose nëse është i dënuar ose është një rrezik për publikun.
Organizatat e të drejtave të njeriut nuk janë kundër në parim për përshpejtimin e procedurave. Për shkak se deri tani autoritetet i kanë penguar edhe tani e lejojnë një procedurë të tillë. Por, duhet të bëhet një vlerësim individual në çdo rast dhe këmbëngulë për ruajtjen e standardeve të cilësisë.

2. Rritja e dëbimet nga procesi i shkallës së parë

Sipas planit në një procedurë të shpejtë duhet të pasojw dëbimi. Ministria e Brendshme mbështetet situatën e tanishme ligjore: Azilkërkuesit mund të qëndrojnë në Austri gjatë procesit të apelit vetëm nëse Gjykata Federale Administrative e Apelit jep efekt pezullues. Kjo megjithatë nuk do të është e garantuar për njerëzit nga vende të sigurta. SOS flet ende për "shkelje të të drejtave të njeriut".

3. Duhet të mungojë përkujdesja që të jetë i mundshëm përshpejtimi

Njeriu me vendimin e parë negativ pa efekt dëbimi, sa më shpejt nga arsyet e shkaqeve, duhet të dëbohet. Deri tani ka qenë azilkërkuesi aq gjatë në sistem, deri sa ka vendosë për dëbimin e tij shkalla e dytë. Përveç kësaj do të krijojë disa arsye të reja për përjashtim nga kujdesi parësor. Ashtu sikur azilkërkuesi mund të kujdeset vetë për veten e tij.
Ose, në qoftë se ai është i dhunshëm në drejtim të personelit që përkujdeset. Por kjo arsye mund të mos merret parasysh, thotë drejtori i Karitasit Klaus Schwertner. Procedura e gjatë për azil në të vërtetë ndonjëherë do të të çojë në probleme të shëndetit mendor - por njeriun nuk duhet ta dënojmë me heqjen e furnizimeve themelore.

Përktheu: Izri Rexha nga gjermanishtja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat