Vetëvendosje udhëheq Prishtinën, por, e demolon gjithë qendrën e saj!!!

Diaspora

Vetëvendosje udhëheq Prishtinën, por, e demolon gjithë qendrën e saj!!!

Nga: Bahri Rashica Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:11

Protesta gjithëpopullore që u mbajt në Prishtinë më 24. Janar e thirrur nga Vetëvendosje kundër Qeverisë së Isa Mustafës tmerroi Botën mbarë ! Ato thyerje, lëndime njerëzish janë për turp dhe vetëm turp. Vetëvendosje udhëheqë Prishtinën, por, e demolon gjithë qendrën e saj, gjë që askund në botë nuk ndodhë kjo përveç në Prishtinë!!! Protestat e qeta mund ta arrijnë efektivitetin e vet, por, kjo sikur e 24. Janarit i bënë dem Kosovës dhe gjithë shqiptarisë! Është thënë njëqind herë se "Trepça" është e Kosovës sepse është në territorin e saj dhe s'ka kush që na e merr, këtë e di bota mbarë. Prandaj për fund, të protestohet edhe në të ardhmen, por, pa dhunë sepse dhuna veç të keqen e sjell. Jemi Kosovë e lirë falë gjakut të mijëra dëshmorëve nëpër vite e shekuj! Jemi Kosovë që duam të hyjmë në NATO dhe BE, por vetëm me urtësi që të na ketë lakmi bota mbarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat