Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën ne Bajronit në Greqi, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj një çifti shqiptarësh.
Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se një person i panjohur ka qëlluar drejt çiftit që ndodheshin brenda një makine.
Nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën burri, ndërsa gruaja ka mbetur e plagosur lehtë.
Sipas raportit, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 21:30 të natës në rrugën “Messolongiou” kur viktima ndodhej në një makinë me një grua.
Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka nisur të sulmojë automjetin.
Hetimet për ngjarjen e përgjakshme janë në zhvillim e sipër, për të bërë të mudnur zbardhjen e plotë të ngjarjes.