Arrestohet për drogë Sabedin Sait dhe Kujtim Aligega

Diaspora

Arrestohet për drogë Sabedin Sait dhe Kujtim Aligega

Më: 22 janar 2015 Në ora: 14:55

Policia ka vënë në pranga dy shqiptarë nga Gostivari dhe Kumanova, me dyshimin se janë të përfshirë në transportimin dhe shitjen e drogës heroinë në Zvicër.

Dy të dyshuarit, Kujtim Aligega nga Gostivari dhe Sabedin Sahiti nga Kumanova, paratë nga biznesi i paligjshëm në Zvicër dyshohet se i kanë sjellë në Maqedoni.

Aksioni i sotëm i policisë u ndërmor pas një hetimi disamujor, që u iniciua nga organet zvicerane të sigurisë, njofton Zhurnal.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve, policia gjeti dokumentet e transfertave të shumave të mëdha, dërguar nga Zvicra personave të ndryshëm në Maqedoni.

Policia ka shoqëruar edhe dy persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa ka ushtruar kontroll edhe në një agjenci turistike në Gostivar, që dyshohet të ketë qenë e përfshirë në transferimin e parave.

Kujtim Aligega është i njohur për opinionin si kandidat i Demokracisë së Re për deputet i diasporës, në zgjedhjet e vitit 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat