Profesor Qosja!...

Diaspora

Profesor Qosja!...

Nga: Dibran Demaku Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 18:37

Ne ish studentët tuaj ndiheshim krenar për ty! Ndiheshim krenar për ty sepse ndoshta ishe i vetmi zë i forte intelektual që në kohën tonë e ngrije zërin kundër shovinizmit serbë të atëhershëm! Ne, të themi të drejtën krenoheshim me shkrimet tuaja dhe me guximin tënd! Ishte koha, kur ata që merrnin guxim të shkruanin kundër diçkaje serbe, rrezikonin me kokë! Kur e botuat librin tuaj ”Morfologjia e një fushate”, në të cilin libër ju merrnit në thumb të kritikës një plejadë të tërë intelektualësh shqiptarë të kohës, të themi të drejtën, ne që ishim mësuar të ju shihnim në ballë të mbrojtjes së gjithçka që lidhej me shqiptarët, për një moment mbetëm të zhgënjyer! Atëherë patëm menduar se ishte vetëm një lajthitje e një intelektuali të madh kombëtar, që për një arsye apo një tjetër do të ishte atakuar nga ndonjëri i plejadës së atyre intelektualëve të kohës, dhe natyrisht që profesori ynë ishte edhe vetë prej mishi dhe prej gjaku dhe edhe ai do të nxirrte inatin e tij?! Por, kur pas viteve të nëntëdhjeta ju vazhduat, që plejadën e vënë në thumb të kritikës në librin tuaj, ta atakonit edhe më tutje, atëherë shumë nga ne ish studentët tuaj e kuptuam se inati që kishte shpërthyer në atë mes nuk ishte i rastit!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat