Manifestim paqësor i shqiptarëve të Finlandës kundër vendimit të UEFA-s

Diaspora

Manifestim paqësor i shqiptarëve të Finlandës kundër vendimit të UEFA-s

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 10:31

- Helsinki e nderon Mishel Platininë me Çmim të Veçantë -
- Shqiptarët e presin me manifestim proteste dhe pankarta kritike -

HELSINKI, 30 Tetor 2014 (Gazetarja Liliana Verdha) - Sot pasdite në qendër të kryeqytetit finlandez një grup shqiptarësh të Finlandës demostruan në mënyrë paqësore kundër vendimit të padrejtë të UEFA-s ndaj Shqipërisë dhe Skuadrës Kombëtare Shqiptare lidhur me ngjarjen antisportive gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd para dy javësh.

Manifestimi u mbajt në Sheshin e 3 Kovaçëve para fillimit aty pranë të Mbrëmjes Galá të Federatës së Sporteve të Finlandës, ku i ftuar nderi ishte edhe Presidenti i UEFA-s Mishel Platini. Veç Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe shalleve kuq-e-zi të Skuadrës, si edhe flamujve të Finlandës dhe SHBA-së, manifestuesit mbanin në duar edhe pankarta kritike ndaj UEFA-s dhe Platinisë.

Manifestimi i shqiptarëve u pasqyrua për 12 sekonda në Emisionin Sportiv të Mbrëmjes të Kanalit të Dytë të Televizionit shtetëror Finlandez YLE-TV2 (shih minutat 03:20-03:31 në linkun http://ohjelmaopas.yle.fi/1-2274827).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat