Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, mbajti takimin në kolegjin Monroe të Nju Jorkut

Diaspora

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, mbajti takimin në kolegjin Monroe të Nju Jorkut

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 20:25

BRONX NEW YORK : Mbrëmje e suksesshme, takim mbresëlënë e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Sh.Sh.Sh.A), shkruan në faqen e tij të rrjetit social facebook shkrimtari i njohur në diasporë Pierre - Pandeli Simsia.

Ai shkruan se siç ishte njoftuar Kryesia e Sh.Sh.Sh.A. organizoi një audiencë me shkrimtarët, anëtarë të Shoqatës nën drejtimin e Presidentit të saj, poeti Adnan Memeti, Kryetarja Raimonda Moisiu, nënkryetarët Marjana Zeneli Bulku, Yllka Filipi, më 21 shtator, 2014 në Monroe College –King Hall, në, Bronx New York

Simbas Simsisë, i cili është vetë anëtarë i kryesisë së shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikanë, thuhet se takimi ishte i pari për nga lloji i vetë, jashtë monotonisë siç ndodh shpesh në aktivitete të tilla. Ishte një bashkbisedim i drejt për drejtë i shkrimtarëve me lexuesit, i cili u mirëprit dhe la mbresa të shkëlqyera tek pjesëmarrësit.
Në këtë takim thuhet se kishin ardhur në atë takim bashkëkombas nga Nju Jorku dhe shtetet përreth, New Jersey, Phiiladelfia, Connecticut, Masachutes, Boston...
Organizatorët dhe moderatorët e atij takimi Adnan Memeti dhe Raimonda Moisiu, e prezantuan atë takim letrar me profesionalizëm duke treguar edhe njëherë vlerat e tyre të larta; me oratorinë e tyre, duke i bërë edhe një prezantim shoqatës nëpër vite që nga krijimi i saj shkruan Simsia duke shtuar se" Është për t'u vlerësuar kjo nismë e tyre".
Takimin mbresëlënë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë , thotë ai na e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Prof. Haxhi Berisha dhe pedagogë të huaj që japin mësim në atë korpus universitar, si edhe bashkëkombas të tjerë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës shqiptare që veprojnë në Sh.B.A... duke dhënë edhe mendime e tyre, të ndryshme, për një bahkëpunim me shoqatën në vitet e ardhshëme.
Në fund shkrimtari Pierre - Pandeli Simsia shkruan se takimi ishte mbresëlënës, mbasi u mblodhën simbas tij si një familje e madhe, e bukur shqiptare; dhe për këtë njerëzit e letrave dhe adhuruesit e librit në diasporë i mblodhi libri i i disa shkrimtarëve të njohur shqiptarë në diasporë .
Takimi është përcjellur edhe nga media shqiptare dhe amerikane; Televizioni: Kultura Shqiptare me prodencent, z. Adem Belliu dhe Televizioni lokal amerikan Bronx 12.
Në fund për pjesëmarrësit u shtrua një kokteil.
/Shkrimi dhe foto janë marrë nga facebook https://www.facebook.com/pierre.simsia?fref=ts/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat