Ekskluzive - Adnan Dibrani fiton mandatin e deputetit në parlamentin suedez

Diaspora

Ekskluzive - Adnan Dibrani fiton mandatin e deputetit në parlamentin suedez

Nga: Astrit Gashi Më: 18 shtator 2014 Në ora: 17:36

Varberg - Në Suedi dje u zgjodhën 349 delegatë të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatët e 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale.
Në regjionin e Halandit në Suedi në listën e Partisë Socialdemokrate me numër rendor 3 ishte dhe Adnan Dibrani, i cili sikurse dhe para katër viteve mori më së shumti vota në regjionin e tij duke qenë personi më i votuar në regjion. Vetëm dhe 20 kuti kanë mbetur pa u numëruar dhe Adnan Dibrani tashmë i sigurt është deputet i parlamentit suedez duke kryesuar bindshëm ndaj kandidateve të tjerë. Vetëm disa javë më parë Adnani Dibrani mori çmimin "Mërgimtari i Suksesshëm" nga ministri i Diasporës Ibrahim Makolli. Në ditët në vijim pritet të formohet qeveria suedez ku Adnan Dibrani mund të jetë edhe pjesë e qeverisë suedeze. Ndikim në fitoren bindëse të tij kanë edhe shqiptarët e Varbergut, Falkemberg, Halmstad, Laholm etj. Ndërsa, sa i përket kandidateve tjerë vlen të përmend dhe se Adrian Kaba nga Malmo, i cili për 1 mijë vota nuk arriti të bëhet shqiptari i dytë në parlamentin suedez. Kandidatet e tjerë nuk kanë marr më shumë se 2% të votave të partisë!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat