Demokracia suedeze

Diaspora

Demokracia suedeze

Nga: Astrit Gashi Stockholm Më: 15 shtator 2014 Në ora: 11:12

Në Suedi dje u zgjodhën 349 delegatë të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatët e 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale.

E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se vetëm katër orë pas përfundimit të tyre, Kryeministri aktual Fredrik Reinfeldt (M) doli dhe paralajmëroi dorëheqjen nga posti i kryeministrit si dhe nga posti i kryetarit të partisë Moderate, të cilën e drejtonte që prej vitesh. 'Populli suedez vendosi po ashtu edhe unë do të vendos që të largohem nesër nga posti i kryeministrit dhe liderit të partisë' theksoj Fredrik Reinfeldt (M) vetëm disa minuta pas përfundimit të numërimit të votave.

Sikur edhe në katër vitet e mëparshme parlamenti do të qeverisë me pakicë, që do të thotë se nuk e ka shumicën parlamentare. Kështu ishte edhe gjatë katër viteve të mëparshme, e kështu pritet të ndodhë edhe gjatë qeverisë që pritet të foromoj Stefan Löfven (S). Por, parashikimet janë që ndonjëra nga partitë e vogla të i bashkohen bllokut "Rödgröna" për të arritur shumicën parlamentare ose vendi do te shkoj ne zgjedhje te reja.

Partitë suedeze, aktualisht janë të ndara në dy blloqe. Njëri grup nga partia Socialdemokrate dhe partnerët e saj të quajtur "Rödgröna" ( Kuq e gjelbër), si dhe grupi tjetër me Partinë moderate dhe partnerët e saj me emrin 'Aleanca'. Befasia e këtyre zgjedhjeve ishte ngritja spektakulare e partisë së ekstremit të djathtë Sverigedemokraten e cila dyfishoj numrin e mandateve në parlamentin suedez, duke arrite ti marrë afër 13 % të votave të popullit suedez, që lexuar në mandate do ti ketë 48 deputetë. Sipas traditës suedeze asnjëri nga blloqet nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti SD (Sverige Demokraten).

Secili bllok, që do të bashkëpunonte me këtë parti ekstremiste të djathtë me lehtësi do të formonte shumicën parlamentare. Lideri i kësaj partie Jimmie Åkesson (SD), e don një Suedi vetëm me suedezë, madje fantazia e tij shkon aq largë sa që edhe futbollistin më të mirë suedez Zlatan Ibrahimovic e quan jo suedez. Edhe pse për nder të këtij futbollisti Instituti gjuhësor suedez në fjalorin e kësaj gjuhe ka futur edhe fjalën 'zlatanera' (dmth. mrekulloj).

Befasia suedeze e zgjedhjeve, Jimmie Åkesson (SD) është adhurues i madh i kasinove saqë sipas raportit të medieve suedeze një pjesë të madhe të pasurisë së tij e shpenzon në lojërat e fatit. Edhe përkundër këtij fakti, cdo i nënti suedez është anëtarë i kësaj partie.

Partia më e madhe suedeze është ajo Socialdemokrate e cila do të qeverisë me Suedinë deri në shtatorin e vitit 2018. Kryeministër i së cilës do të jetë Stefan Löfven (S), i cili vjen nga partia e ish ministres së jashtme suedeze Anna Lind e vrarë nga një suedez me origjinë serbe Mihajl Mihajlovic.

Në shtetet ballkanike proceset për formimin e qeverisë zgjasin deri në 6 muaj, ndërsa popujve nordik ju duhen vetëm 6 orë për të numëruar rezultatet që kishin mbaruar në mbrëmjen e së njëjtës ditë. Vlen të theksohet se në këto zgjedhje ishin edhe 8 shqiptarë të cilët garuan për parlamentin suedez.Adnan Dibrani S, Arba Kokallari M, Adrian Kaba S ,Qazim Hasanaj, Naim Murseli KD, Aurora Pirraku Eriksson S , Shkurte Xhemajli M .. Deshira Flankör M.
Sipas parashikimeve preliminare të dala të rezultateve për partitë e tyre, shancet më të mëdha i ka deputeti aktual Adnan Dibrani. Duke ditur se ai ishte i renditur i 3 në listën e partisë socialdemokrate e pikërisht kjo parti në këtë regjion ka marrë 3 deputetë. Pra, gjasat që Adnan Dibrani të jetë pjesë e parlamentit suedez janë shumë të mëdha por për të vërtetuar këtë duhet që të pritet dita e mërkurë kur numërohen votat personale për deputetë.
Shanse të mira për të marrë një mandat, deputeti ka edhe Adrian Kaba nga Rosengård Malmo, partia Social Demokrate e ka ngritur numrin e mandateve nga 3 në 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat