Takimi i shoqatës së ish të burgosurve politik me artistin,poetin dhe veprimtarin Sylë Mujen!

Diaspora

Takimi i shoqatës së ish të burgosurve politik me artistin,poetin dhe veprimtarin Sylë Mujen!

Nga: Nga Asllan Dibrani Më: 22 gusht 2014 Në ora: 15:54

Lëvizjet e kësaj vere dhe pushimet e gushtit nuk i la të zvetënuar edhe "Shoqatën e ish të burgosurve politik të Kosovës. Ata zgjodhën pikërisht Pejën t'ja mësyjnë të shoku ynë dhe krijuesi Sylë Muja. Fillimisht pikëtakimi ishte në Atelienë e Sylë në qytetin e bukur të Pejës .

Bukurinë e tij e zbukurojnë vargmalet e bjeshkëve të Grykës së Rugovës. Gurgullima e ujit të kthjellet dhe të ftohtë , është një inspirim për piktorët , krijuesit dhe artistët që të përfitojnë një pasion në krijimtarinë e tyre! Ky takim ishte me ish të burgosurin politik, pjesëmarrësit i demonstratave studentore ne vitin 1981 dhe çmallja , rikujtimet e asaj kohe dhe sfidave që kishim për ardhmërinë e Kosovës për tu çliruar nga çizmja e sllavo-Serbisë!. Me rastin e takimit me Syle Mujaj, ish të burgosurin politik, veprimtarin e kauzës kombëtare, njeriun me vlera të larta atdhetarie,kulturore dhe artistike. Një takim i tillë ishte një plotësim i një boshllëku të viteve pa u parë në mes veti, njerëzit që i paraprimë rrënimit të ish Jugosllavisë cariste.

Ateleu i Syle Mujes në Peje në lagjen që u bë rezidenca e rinisë studenteve dhe profesorëve të këtij qyteti kundër barbarisë serbe . Atelieu, arti ishte që mahniti pjesëmarrësit në ketë takim ane kënd e mbushur me punim artistike . U kënaqen që në atë atelie janë publikuar veprat e Syle Mujes nga të gjitha motivet të realizuara në dru . Të skalitura dhe të përpunuara me fshehtësitë e artit në stilin e realizmit. Po në muret e kësaj atelieje shihe edhe veprat e realizuara në vaj .

Pastaj me date 10 gusht 2014 ditë e diel ,në orën 9 00 h,para shtëpisë së kulturës në Pejë u vizitua ekspozita artistike e Syle Mujes.

Në këtë promovim pikërisht në muajin e pushimeve nën organizimin e Shoqatës së të burgosurve politik janë të ftuar të gjithë miqtë e artistit Sylë Mujaj, ku edhe ju nda një mirënjohje në shenjë respekti për punën dhe aktivitetin e tij si krijues dhe veprimtar nga Shoqata e ish të burgosurve politik.
Pikëtakimi nuk la pa i kushtuar edhe një debat mbi të kaluarën e sfidimit nga pushtuesit serbo-sllav. Këta burra dhe patriotë qe i dolën zot atdheut me veprimtari revolucionare antijugosllave, ishin të paret në Evropë që thyen akullin dhe pushtimin barbar të hekurt të ish Jugosllavisë mbi shqiptaret e Kosovës. Takimi i dha një prioritet ti përkushtohet edhe një debati edhe periudhës së lavdishme në kohën e luftës së Kosovës që prapë ish të burgosurit politik ishin protagonistet kryesor që sakrifikuan të kalavaren e vet për të tashmen dhe për të ardhmen e kombit shqiptar, që të jetë i barabartë në familjet e Evropës.
Në këtë takim nuk mbeten pa u prek edhe ngjarjet e fundit qe e kanë kapluar Kosovën tonë të shumë vuajtur, nga terrorizmi si pjellë e huaj në mesin e të rinjve shqiptar, duke i arrestuar si terrorist te ekstremit islamik me ç'rast u gjykuan si akte antikombëtare dhe të dëmshme për Kosovën.
Ata bënë një zëri thirrje që të bashkohemi të gjithë ish të burgosurit politik duke e shprehur revoltën e vet që të ruhet integriteti dhe sovraniteti i Kosovës, nga kush do që të jetë në krye të vendit . Për ta nxjerr Kosovën nga Këneta, duhet që këto forca të prira me ekstremizëmi ,si vegla të huaja si vehabiste të paraqitur si intelektual fallco, të eliminohen nga veprimet e mëtutjeshme të dirigjuar nga Beogradi Moska dhe Athina u tha nder të tjera.

Në këtë ngjarje të rastit ishin të gjithë miqtë e fatit të njëjtë të artistit, të cilët gjetën mundësinë dhe kohën për ta nderuar mikun dhe shokun e idealit të përbashkët. U pasqyruan edhe të metat e shoqërisë kosovare qoftë institucionale apo qeveritare qe i anashkaluan vlerat tona për çka mbajtëm burgjet dhe u sakrifikuam. Luftuam për një liri të mirëfilltë të popullit e jo për anarki , korrupsion , hajnin dhe kriminalitet qe mbizotëron në vendin tonë, me një fjalë një politikë jo produktive në trendin kombëtar. Pas përfundimit në Peje rruga gjarpërore na shpie për Gryken e Rugovës, bukurive natyrore të Rugovës me një aromë nga peizazhet e bukura të natyrës se thepisur me shkëmbinjtë qe flasin vet. Vargmalet posa kishin filluar të marrin shumë ngjireshin e vjeshtës me nuancat e tyre shkëlqyese. -Udhëtimi me pamje piktoreske të Rugovës na shpinte në thellësinë dhe brendësinë e kësaj krahine , aq shumë na shoqëronte freskia , ajri i pastër , aroma e mire e luleve sa qe vështirë është të përshkruhen me anën e penës. Kudo qe shkelem cicërima e zogjve na shoqëronte,dëfilimi i shtazëve të egra e tërhiqte syrin dhe kureshtjen që ti kemi sa ma afër veti etj. Zemrat tona i pushtonte mrekullia e kësaj ane që shumë kush e ka lakmi ta shijoj atë bukuri , atë vlerë që perëndia diti tu falë shqiptarëve ,por as një periudhë qeveritare nuk diti ta shfrytëzoj këtë kapital për turizëm kosovar si të tillë ne interesin edhe të vet Kosovës.
Festë artistike u përjetuar në fshatin Dukaivë të Rugovës!
Në këtë festë ishte edhe vallja dhe daullja e njohur Rugovës që pushtoj kodrat e këtyre maleve me këtë datë .

Pjesëmarrës ishte pos ansamblit Rugova edhe një ansambël nga Shqipëria nga të cilat jehoj kënga dhe vallja .U recituan vargje, nga poetet e mëdhenj po edh nga vet krijuesit dhe bijtë e kësaj ane Sylë Mujaj dhe Ali Lajqi. Kënduan atë qe buronte nga zemra e shpirti i tyre artistik sikur burrat e kënaçeve dhe të besës shqiptare.
U përshëndetëm si miq të vjetër, shkundëm kujtimet e të se kaluarës me ngjasonte tubimi në kuvendimet qe i kishim edhe në burgun e Nishit. Një mollë është ndarë edhe ne 3 e 4 veta ,apo një pako cigare është ndarë edhe ne 22 shokë, për ata që e kanë pirë duhanin. Ka kohë që se kishim parë njeri tjetrin pas sa vitesh.

U mblodhën të gjithë ata që kishin sakrifikuar jetën e rininë për shijimin e lirisë se këtyre trojeve shqiptare nga pushtuesve dhe zaptuesve, pikërisht për vlerat qe i kanë kto troje të shtrenjta për ne shqiptarët! Zëri i këtyre krijuesve si Syle Mujaj , Hydaje Hyseni, Muhemet Rogova , Ali Lajqi , Selatin Novosella , Meriman Braha dhe Agim Sahiti dhe Asllan Dibranit në takimin paraprak etj .-Këta sikur i kurorëzuan zërat me zanën e malit siç u shpreh edhe Syle Muja "Gëzimi ishte i madh, kur në Dukaivë ishte Zana e Malit, e cila më dha kurajën që ta mundi pushtuesin serbo-sllav, ta mundi burgun, ta mundi edhe (sëmurjen e keqe), e te ndihem mire, tha i mallëngjyer Sylë Muja.

Biografia e artistit dhe veprimtarit Sylë Mujaj :

-Sylë Mujaj, u lind në vitin 1958, në fshatin Dukaivë te Rugovës. Shkollën fillore e të mesmen i kreu në vendlindjen e tij. Studimet e larta i ndoqi në Prishtinë si inxhinier i agronomisë.
Para se të mbaronte studimet, arrestohet nga policia, serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në vitin 1981 me ç'rast dënohet me 10 vjet burg. Në fillim qëndroj në burgun e Prishtinës dhe në nëntorin e 1981, transferohet në burgun famëkeq "Hekur e beton" të Nishit - në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. Shtatë vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturin "grupa pojaqanih nadzora", (izolim të rënd).
Me ndihmën e Amnesty internacional dhe Komitetit te Helsinkit lirohet nga burgu.

Pas daljes nga burgu ,Sylë Mujes si rrugë e veprimtarisë i mbeti emigrimi drejt Zvicrës,ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët. Aty pos pikturës ai ju rek edhe poezisë me vargjet e mallit për atdheun. Krijoj vargje tronditin paraqiti si në poezi ashtu edhe në pikturë, nxirrte peshën e prangave, vuajtjeve dhe padrejtësive për shqiptarët nën regjimin jugosllav!. Po edhe portretet e ndryshme për shokët e burgut, familje , peizazheve flasin vet me një gërshetim artistik.
I mbyllur në mes betonit dhe hekurit, bashkoj dhimbjen dhe shpresën, herë me poezi e herë më pikturë, nëpërmjet artit të tij realist, të nxjerrura nga burgu i Nishit .
-Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në katër ekspozita personale të hapura dy në Zvicër, një në Itali dhe Kosovë. Është pjesëmarrës i themelimit të shume shoqatave , i dekoruar disa here .Po ashtu i ka dal me përmbledhje veprash të veta duke u vlerësuar shumë deri me ndarjen e çmimeve etj.

Familja Mujaj në Dugaivë Rugovë
- U ndamë së bashku duke uruar që të takohemi sërish në ndonjë takim . Marrim udhën për në Prishtinë me mbresat më të mira për takimin .Lëmes këtyre mbetet që të vlerësohet mërgata shqiptare dhe krijuesit e saj të shpërndarë nëpër botë. Le të mbetet ky takim si mesazh i ruajtjes së vlerave ndaj ish të burgosurve politik edhe si krijues që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën dhe ngjarjet moderne shqiptare në art po edhe në Politikë si brenda në Kosovë edhe jashtë saj , që përmes artit dhe kulturës ti arrijmë objektivat tonë . Faleminderit poeti Syle Muaja , faleminderit të pranishëm dhe bashkëveprimtarët e mi qe ditët dhe guxuat t'i dilni zot atdheut atëherë kur ishim burgosur ,tash dhe në të ardhmen e atdheut tonë të shtrenjtë. Nuk është keq të bëhen takime tradicionale në të ardhmen në poezi, pikturë dhe krijimtari tjetër në të ardhmen .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat