Roberti & Valedetja martohen nën tingujt e valseve të dashurisë dhe shampanjës Nju Jork-eze

Diaspora

Roberti & Valedetja martohen nën tingujt e valseve të dashurisë dhe shampanjës Nju Jork-eze

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 17:25

Gëzimi dhe hareja kishte mbërritur kulmin e saj, ku të rinjtë dhe të rejat energjikë dhe të palodhur, donin që kjo natë të vazhdonte pa ndërprerje.
Klajd Kapinova

Chappaqua, Westchester, New York - Sipas traditës shqiptare, dasmat fillojnë të shtunën dhe bëhen veç e veç në familjet e dhëndrit dhe nuses.
Ishin orët më të gëzuar në familjen Përlleshi, në mbrëmjen e së shtunës, e cila në oborrin e madh plot gjelbërim, pranë shtëpisë së re dhe të bukur Chappaqua, Westchester, New York, ku, ishin mbledhur mbi 200 miq dhe të afërm të familjes së madhe Përlleshi, ku, këngët dhe vallet popullore shqiptare vazhduan pa ndërprerje deri në orët e vona të mesnatës.
Gëzimi dhe hareja kishte mbërritur kulmin e saj, ku të rinjtë dhe të rejat energjikë dhe të palodhur, donin që kjo natë të vazhdonte pa ndërprerje nën tingujt e ëmbël të muzikës dhe pijeve dhe ushqimeve të bollshme shqiptare dhe amerikane.
Humori, kënga dhe bisedat e ngrohta,ishte menyja e preferuar mes njerëzve të afërm, që kishin bërë me dhjetëra kilometra nga Detroiti, për të marrë pjesë në New York, në një dasmë të bukur shqiptaro-amerikane.
Këto dy familje të njohura në historinë e Kosovës, shumë dekada më parë, kanë qenë pjesëmarrëse aktive në lëvizjet nacionaliste liridashëse antisllave serbo-komuniste në trojet e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat