Joe dhe Shirli DioGuardi informuan znj.Ros-Lehtinen, për shkeljet ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Diaspora

Joe dhe Shirli DioGuardi informuan znj.Ros-Lehtinen, për shkeljet ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:38

Westchester – NY - "Mikja jonë e mirë Ileana Ros-Lehtinen, aktualisht kryetare Emeritus e Komitetit të Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë erdhi në Westchester County, New York, të dielën për tu takuar me disa lider hebrenj, të cilët janë njëherësh dhe miqtë hebrenj të tanë (çiftit DioGuardi)" thuhet në një postim në rrjetin social facebook të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Në takim kanë qenë Ron dhe Karen Rettner, dhe aktivistë hebrenj-amerikan, të cilët punojnë së bashku si pjesë e Rrjetit Politikë Hebraike të kantonit Westchester .
Shirley dhe unë, shkruan DioGuardi, në postimin e tij së bashku me një fotografi me miken e tyre Ileana Ros-Lehtinen, u ftuam si mysafirë të posaçëm për të marrë pjesë në tubimin, i cili ishte kryesisht i fokusuar në shqetësimin e tyre për krizën në Izrael pas ngjarjeve në Gaza.
DioGuardi thotë se: "Në fund të takimit, unë dhe Shirli u takuam me Ileana privatisht për të dhënë një informacion asaj mbi atë çfarë po ndodh në Maqedoni me margjinalizimin e vazhdueshme të popullit shqiptar atje."
Shirley, shkruan DioGuardi i dorëzoi kongresistes Ileana Ros-Lehtinen, një raport me shkrim për krizën që ajo të marrë për ta parë me stafin e saj në Uashington."/B. SINA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat