Gjermani: Kapen 6 "turistë" ilegalë shqiptarë

Diaspora

Gjermani: Kapen 6 "turistë" ilegalë shqiptarë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 09:04

Sipas organeve hetuese gjermane, kontrabandistët, për transportimin e refugjatëve drejt Suedisë gjithnjë më shumë po përdorin autobusët turistikë. Ata mendojnë se në këtë mënyrë kursehen nga vështirësitë për të bërë fshehjen e udhëtarëve të tre, ka thënë një zëdhënëse e policisë federale.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kapur dy grupe udhëtarësh ilegalë në autobusë të tillë që ishin nisur drejt shteteve skandinave. Bëhet fjalë për një grup prej 10 sirianësh dhe një tjetër prej 6 shqiptarësh që policia i ka zënë në portin e Rostokut gjegjësisht në Dierkower Kreuz. Ata po udhëtonin me autobusë turistikë drejt Kopenhagës dhe më tutje Suedisë. shkruan swz.de

Tre të rritur dhe tre fëmijë ishin lënë nga kontrabandistët e tyre pak para portit. Ata, sikur edhe sirianët janë vendosur në Horst, ndërsa kontrabandistet e tyre ende nuk janë gjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat