Idhnaku i politikës

Diaspora

Idhnaku i politikës

Nga: Shkruan: Dibran Demaku Më: 18 korrik 2014 Në ora: 17:29

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti hyri në politikë me flokë të gjata. Të gjithëve na kujtohet studenti flokëgjatë në demonstratën e njohur studentore të vitit 1997. Studenti deri atëherë anonim u bë i njohur në përballje me policinë e Serbisë, edhepse thënë të drejtën vetë studenti flokëgjatë pësoi më së shumti falë flokëve të tij. Në ekranet televizive si dhe në fotot pas demonstratës studenti flokëgjatë me emrin Albin tërhiqej zvarrë nga policët serbë, të cilët e kishin zënë nga flokët. Atëherë të themi të drejtën shprehëm keqardhje për fatin e tij të keq fal flokëve të gjata. Më vonë u mësua se ai flokëgjati i demonstratës e kishte emrin Albin dhe mbiemrin Kurti. Falë flokëve të tij të gjata ai thuajse u bë më i njohur se të tjerët!
Në kohën e luftës në Kosovë studenti flokëgjatë nuk e kapi pushkën dhe të dilte malit për liri, por zgjodhi një rrugë tjetër, për dikë më të lehtë e për dikë më të rrezikshme. Ai u “rehatua” në zyrën e përfaqësuesit të UÇK-ë Bacë Adem Demaçit, si këshilltar i tij. Diku nga fundi i luftës, u arrestua nga ushtria serbe dhe u dërgua në një burg në Serbi. Nuk dihet nëse ishte fati apo fatkeqësia e tij, por në burgun serb u filmua nga një televizion i huaj, dhe nga ai filmim ai u bë edhe më i njohur.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat