Letër OSBE-së, NATO-s, BE-së! Të ndërpritet provokimi policor në Maqedoni!

Diaspora

Letër OSBE-së, NATO-s, BE-së! Të ndërpritet provokimi policor në Maqedoni!

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 17:24

Mërgata e Shqiptarëve të Maqedonisë me shqetësim dhe brengë është duke i përcjellë situatat e krijuara në qytetet me shumicë shqiptare, ku shqiptarët protestojnë si në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, Ohër, Kumanovë, Veles...

Pamë një mobilizim mbarëshqiptarë gjithandej në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Pejë, Berlin, Londër, Paris, Gjenevë, Bern, Cyrih, Lozanë, Basel Çikago, Nju Jork, Teksas, Toronto me protestuesit në Shkup të cilët manifestuan pakënaqësi me vendimin e gjykatës e cila shqiptoi dënimin me burg të përjetshëm 6 shqiptarëve të pafajshëm! Ky ndryshe mund të quhet edhe dënim kolektiv!

Fotografitë që vinë nga terreni tregojnë se kishte dhunë ditën e parë në Shkup ku u përgjakën disa protestues, por edhe policë, vinin informata se policia përveç se ka përdorë dhunë, ka gjuajtur në shtëpitë e shqiptarëve bomba gazi lotsjellës, ka frikuar fëmijët e shqiptarëve në lagjet e Çairit, si Serovë e Gazi Babë, Dizhon! Është futur dhe ka frikuar fëmijët në çerdhen "Fidani" Vinë informata se ka edhe të burgosur dhe se vazhdohet gjahu policor kundër atyre që kanë protestuar me pretekst se kinse atë e kanë bërë në mënyrë të dhunshme!


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat