KKSHA reagon për situatën në Maqedoni

Diaspora

KKSHA reagon për situatën në Maqedoni

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 14:42

Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) thotë në deklaratën e saj se dënon ashpër përdorimin e çdo forme të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes, dhe bën thirrje për qetësi dhe dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth vendimit juridik në Maqedoni.

Në deklaratë më tej thuhet se demonstratat u mbajtën të premten e kaluar, më 4 korrik , 2014, pasi gjashtë shqiptarë etnikë u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë peshkatarëve maqedonas, dy vjet më parë.

KKSHA-ja i bën thirrje autoriteteve ligjore maqedonase për të siguruar që procedurat e gjykimit të bëhen transparente, dhe të njoh të drejtën për të apeluar që edhe vendimi i saj të jetë i garantuar.

Sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë, trupi gjyqësori nuk duhet të ndikohet nga ndikimi etnik ose ndikimet politike. E drejta për njerëzit për të demonstruar si mënyrë e shprehjes është parim themelor në çdo vend demokratik në botë. Megjithatë, organizatorët e demonstratave duhet të qartësojnë dhe të shprehin mesazhet e tyre në mënyrë paqësore; dhe policia nuk duhet të ushtrojë forcë të tepruar për shkak të provokimeve të disave”, thekson KKSHA.

Kjo organizatë bën thirrje për zbatimin e përshtatshëm dhe të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, pasi procesi është tejzgjatur për shumë kohë.

“Ne i bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-ve, thotë KKSHA, për të mbështetur këtë proces që hyrja e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, të varet nga marrëdhëniet e mira në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, dy komunitetet më të mëdha. KKSHA-ja bën thirrje për dialog brenda frymës së respektit të ndërsjellët, bashkëjetesës dhe tolerancës”, thekson reagimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat