Raporti i Komitetit të Helsinkit: Promovim të drejtave të qytetarëve

Diaspora

Raporti i Komitetit të Helsinkit: Promovim të drejtave të qytetarëve

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 10:55

Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe me mbështetjen e Zyrë së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, realizuan në datën 30 qershor 2014, pranë ambienteve të Hotel “Rogner” Tiranë, konferencën kombëtare “Së bashku për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve”.

Në këtë konferencë morën pjesë deputetë dhe përfaqësues të lartë të ministrive të linjës së shërbimeve, përfaqësues të pushtetit vendor dhe të agjencive shtetërore që ofrojnë shërbime për komunitetin, Avokati i Popullit, organizata ndërkombëtare, përfaqësues të shoqërisë civile që punojnë në këtë fushë si dhe aktivistë të fushës.

Konferenca kishte për qëllim të sillte në një platformë dialogu aktorët e rëndësishëm të fushës dhe të trajtonte çështje që lidhen me shërbimet e përkujdesit social, arsimin, strehimin dhe shërbime të tjera që ofrohen nga pushteti vendor dhe agjencitë e tjera shtetërore në nivel vendor. Në konferencë u diskutuan përvojat e mira dhe sfidat që mbeten për t’u adresuar për parandalimin dhe luftën kundër çdo lloj forme diskriminimi në vendin tonë. Aty u trajtuan tema të tilla si: prezantimi i studimit “Reforma në shërbimet sociale dhe roli i njësive të qeverisjes vendore”; rekomandimet dhe ndërhyrjet e ndërmarra nga ana e Zyrës së Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi në kuadër të këtij projekti; si mund të luajnë një rol efektiv OJQ-të për denoncimin e rasteve të diskriminimit – një praktikë e mirë; efiçenca e organeve shtetërore në ndjekjen e rekomandimeve që marrin për respektimin e lirive dhe të drejtave të shtetasve, si dhe mbrojtjen e tyre nga diskriminimi – një praktikë e mirë; nevojat urgjente të personave me aftësi të kufizuar dhe ndërhyrjet që u rekomandohet të kryejnë organeve të qeverisjes vendore; ndërhyrjet e nevojshme efektive të strukturave qendrore publike për një mbrojtje më të mirë të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në fushën e arsimit; masat konkrete dhe ndërhyrjet e Bashkisë së Tiranës për një mbrojtje më të mirë nga diskriminimi të personave që u përkasin grupeve në nevojë; praktikë e mirë e organeve të qeverisjes vendore në lidhje me nismat konkrete për personat e moshës së tretë; rast i organizuar lobimi për çështjen e strehimit të komunitetit Rom dhe problemet e hasura. Tryeza prodhoi disa rekomandime konkrete për çështje e shtuara dhe të diskutuara, në adresë të institucioneve shtetërore përgjegjëse.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Së bashku për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave të diskriminuar”, me mbështetjen financiare të Zyrës së Kooperacionit Zviceran në Shqipëri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat