Ndihmuan luftën në Kosovë, në Maqedoni dhe UÇPMB-në

Diaspora

Ndihmuan luftën në Kosovë, në Maqedoni dhe UÇPMB-në

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 18:37

Atdhetarët, Ahmet Ahmeti dhe Sali Avdullahu nga Vitia e Anamoravës me punë në Zvicër, për Atdheun dhe Kombin, gjithherë janë në veprim të pandalshëm.
Për të ardhë ditët e Lirisë dhe për ta Fituar Pavarësinë e Kosovës, u derdh shumë gjak dhe u dhanë jetë nga qindra-mijëra luftëtarë dhe atdhetarë të devotshëm. Për të mos vdekur, ranë 2225 dëshmorë nga anë dhe krahina të ndryshme të shqiptarisë, vetëm e vetëm që Kosova, vendi ynë i shenjtë dhe i shtrenjtë, të frymojë dhe jetojë e Lirë, e Pavarur dhe Sovrane... Por, ishin edhe qindra-mijëra veprimtare e veprimtarë, e sidomos bashkatdhetarë tanë, të cilët, edhe pse në Përëndim, Zvicër, Gjermani, SHBA, Suedi, Angli, Francë, Belgjikë, Danimarkë, kontribuan pa u ndalë për fitoren e Lirisë së vendit tonë dhe nuk kursyen asnjëherë veprimet atdhetare për një të ardhme me plot qetësi, me liri dhe me harmoni ... Të tillë janë edhe bashkëveprimtarët dhe humanitarët e shquar: Ahmet Ahmeti nga Lubishta dhe Sali Avdullahu nga fshati Debëllde të rajonit të Vitisë, i cili gjendet në juglindje të Republikës së Kosovës... Ahmeti dhe Salihu, humanitetin e kanë në zemër e në shpirt dhe, siç thonë, që të dy njëzëri, do të ndhmojnë popullin dhe vendlindjet e tyre, deri sa t’u japë Zoti forcë dhe derisa t’u rrahë damari i fundit në këtë jetë, pjesën më të madhe të së cilës ia kanë përkushtuar bëmirësisë dhe dhe humanitetit për Atdheun dhe Kosovën...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat