U akuzua padrejtësisht për trafik droge, shqiptari kërkon dëmshpërblim nga Gjermania

Diaspora

U akuzua padrejtësisht për trafik droge, shqiptari kërkon dëmshpërblim nga Gjermania

Më: 1 korrik 2014 Në ora: 23:00

Nuremberg, Gjermani - Gjykata e Nurembegut në Gjermani ka rrëzuar akuzat dhe ka liruar nga burgu një 54-vjeçar shqiptar, shofer i një kamioni, në të cilin u gjetën 644 kilogramë hashash.

54-vjeçari u arrestua nga policia e Nurembegut në muajin tetor 2013, duke dalë i lirë pas vendimit të gjykatës vetëm këtë të hënë.

Tashmë shqiptari 54-vjeçar do të marrë një dëmshpërblim të majmë për ditët që ka kaluar si i pafajshëm në burgjet gjermane.

Kapja e këtij kamioni shkaktoi shumë bujë, pasi policia bëri të ditur se kishte shkatërruar një grup që kishte trafikuar në total 5.6 ton hashash nga Shqipëria për në Europë gjatë viteve të fundit.

Droga e gjetur në kamionin e shoferit shqiptar ishte fshehur brenda një blloku graniti, që ishte 2 metra i lartë dhe 7 metra i gjatë, me një peshë totale 20 ton.

Sipas prokurorisë, ai e ngarkoi granitin shtatë metër të gjatë dhe dy metër të lartë në Shqipëri dhe do e dërgonte në Holandë, por telefonatat e përgjuara nuk treguan se shqiptari e dinte për ngarkesën ilegale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat