Akademi përkujtimore në Friburg të Zvicrës

Diaspora

Akademi përkujtimore në Friburg të Zvicrës

Më: 29 qershor 2014 Në ora: 17:20

Bashkatdhetarët me pietet, në 65 vjetorin e vrasjes, përkujtuan figurat e udhëheqësve të çetave kaçake për çlirim dhe bashkim kombëtar: Avdyl Dura dhe Ram Beka, si dhe veprimtarin e NDSH-së, Hajredin Fazliu- Dura, në 62 vjetorit e vrasjes në burgun e Mitrovicës së Sremit.

Në mërgatën shqiptare në Zvicër së voni nuk po mbahen akademi përkujtimore vetëm për figurat e shquara atdhetare të viteve të fundit, por edhe për ato të periudhave të mëhershme. Në fakt, tash, nipat e mbesat po i përkujtojnë me pietet të parët e tyre që bënë shumë për kombin dhe atdheun. Një akademi e kësaj natyre u mbajt mbrëmë në qytetin Fribourg/Freiburg CH, kushtuar 65-vjetorit të rënies heroike të udhëheqësve të çetave kaçake për çlirim dhe bashkim kombëtar:Avdyl Dura dhe Ram Beka si dhe 62 vjetorit të vrasjes në burg të veprimtarit të NDSH-së, Hajredin Fazliu Dura. Organizatore e këtij evenimenti përkujtimor-kulturor, të mbajtur në NH –Hotel, Grand –Places, Fribourg ishte shoqata humanitare “Fshati Duraj” Fribourg. Tubimin, e shpalli të hapur kryetari i kësaj shoqate, Besim Beqiraj, i cili foli për aktivitetin e kësaj shoqate në Friburg të Zvicrës. Në tubim merrnin pjese, pos familjarëve të martirëve edhe mërgimtarë nga pjesë të ndryshme të Zvicrës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat