Diaspora ia beson Vetëvendosjes formimin e qeverisë

Diaspora

Diaspora ia beson Vetëvendosjes formimin e qeverisë

Më: 21 qershor 2014 Në ora: 16:28

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë të jetë subjekti politik më i preferuar për shqiptarët që jetojnë në diasporë. Sipas të dhënave të KQZ-së, Vetëvendosje ka marrë 51% të votave të diasporas, duke lënë prapa PDK-në me 22 %. LDK ka marrë 16%, AAK 6 % ndërsa partitë tjera kanë marrë 5 %.

Sikur ky trend i votimit do të ishte edhe brenda Kosovës atëherë nuk do të kishim gjithë këtë tollovi për krijimin e Qeverisë, pasi që Vetëvendosje do ta mund ta bënte e vetme.

Ndryshe nga këto përqindje të diasporës, koalicioni i PDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit ka dalë partia e parë duke fituar 30,71%, LDK-ja e dyta 25,74%, Vetëvendosje e treta me 13,52%, AAK-ja 9,62%, Nisma 5,23% dhe të tjerat nuk e kanë kaluar pragun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat