Qeveri vrastare e kundërshtarëve politikë!

Diaspora

Qeveri vrastare e kundërshtarëve politikë!

Më: 24 prill 2014 Në ora: 17:00

Më duket humbje kohe për të kërkuar shtëpira të verdha apo të kuqe, njolla gjaku dhe kocka, maleve e bokërrinave të Shqipërisë. Mjafton të merren me varret faktike të 1.800 shqiptarëve të ekzekutuar, ditën e natën, në prita e pusira, në male e fusha, në qytete dhe fshatra, në rrugë dhe në oborre të shtëpive të viktimave. Ky është terror e terrorizëm, është fashizëm i sojit të Titos dhe të Enver Hoxhës me komunistët e tyre gjatë dhe në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

Për masakrën, plojën individuale e grupore, të bërë kundër shqiptarëve të Kosovës, është pak një tribunal. Nisma e krimit është Serbia, për të vazhduar me krimet e Tiranës zyrtare, duke themeluar e instruktuar SHIK-un vrastar dhe kompozimin banditesk të Qeverisë të Përkohshme të Kosovës, si qeveri tërësisht kriminale e vrastare të kundërshtarëve politikë në Kosovë, gjithnjë në koordinim me Serbinë pushtuese, armike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat