Trim është ai që përballon një forcë më të madhe se të tinjë, kurajoze është ai që i qëndron një fatkeqësie të padurueshme

Diaspora

Trim është ai që përballon një forcë më të madhe se të tinjë, kurajoze është ai që i qëndron një fatkeqësie të padurueshme

Nga: Rukije Rama, Bruksel Më: 31 mars 2014 Në ora: 10:58

Dokumentet janë kokëforta dhe të mohojnë të drejtën që të perdorish fjalë boshe, justifikime të kota dhe lojëra politike.

Dr. Profesor Nysret Pllana i cili pa me sytë e tij masakrat gjatë luftës së Kosoves, dëgjoj me veshët e tij klithmat e nënave që iu vranë fëmijët, me sy pa buzë të shkrumuara të pleqve dhe gojën e tharë për një pikë ujë gjatë luftës, pa përpëlitjet e fëmijëve të mbetur jetim rrugëve të Kosovës ose duke ecur këmba dorës për të gjetur një vend më të qetë, që mos te dëgjojnë krisma pushkësh dhe me një trimëri prej një shqipëtari të ndershëm, me një zgjuarësi prej një intelektuali, me një shpirt prej patrioti. I fikesoj nder fotografina të ndryshme për ti thënë mbarë botës, ja ç'po bëhet në Kosoven martire, ja si veprohet mbi një popull të pa fajshëm ndër trojet e veta
Ky intelektual i mirëfillt shqipëtarë e prezentoi këtë dokumente madhështor , në shumë shtete të botës edhe në Australinë e largët.
Mund të bëjë një krahasim me luftën e madhe qe bënë intelektualët e botës për të ndaluar luftën e dytë botërore, për të ndaluar kasaphanen e pa logjike që korri milijona njerëz gjatë asaj lufte.

Edhe lufta e Kosoves ishte një luftë e vështirë, e pa drejtë dhe e pa barabartë, por dëshmoj një gjë të vlefshme për popullin tonë, në këtë luftë, ushtria u përbë nga shqipëtarë pa njoftë kufinjë teritorial , ushtarë kavaja ishte me një distancë me kilometra nga Kosova , por jeten ja fali Kosovës, Tahir Sinani një ushtarak i përgatitun, vuri gjithçka në luftën e Kosovës dhe jetën e vet . Me qindra dhe mijra janë bijtë dhe bijat shqipëtarë, që u mblodhen nga të gjitha. Vendet e botës ku do që ishin, per ti ju gjetë nënës në ditë të vështirë, por masakrat nuk pushuan nga një popull që kërkonte të behej zot shtëpije, në shtëpi të huaj.

O zot! sa shumë kujtime më sillen ndër mendë në ktë grim shkrim që po bëjë në këtë moment, nga im Atë dëgjova me dhjetra herë legjendën e Mujt dhe Halilit, a mos vallë po kaq kreshnik në një kohë tjetë, në një epokë tjetë , po kaq kreshnik është Ademi me Hamzen. Çuditërisht Kotorrin e përftyrojsha një vendë parajsë për shqipëtarët, dhe shkijet nuk e lenin rahat, po kështu edhe Kosovën po këta shkije nuk po e lënë rehat, por familjes Jasharaj ju bashkua mbarë shqiptaria. Në luftë .
Sa për shtat i shkon fjala trimi i mirë me shumë shokë, u deshtë intervenimi i botës , u deshtë ndërhyerja e natos , u deshtë solidaritet i gjithë Europës, për ti thënë sërbit ndalu!
Ku shkon ti shka i biri i shkinës, këtu në shtëpinë time, kjo tokë është e mbrojtur me gjak brez pas brezi dhe në këto moçale gjaku do mbytesh .Sa madhështore duket luftëtari i lirise , me sa kompetencë flet mbi ato që vetë i ka pa dhe vetë i ka dëgjuar, sa trim të bënë e vërteta . Këtë tubim, në këtë promovim libri e nderon me pjesmarrjen e saje dhe Ambasadorja e Kosoves ne Belgjike Znj. Mimoza Ahmetaj, por nuk mund te rri pa përmendë një skenë të vështirë gjatë kohës që Prf .Dr.Pllana flet në foltore për librin, një grua e re shume elegante e prcjell veç me lote.
Eshte motra e Adriana Abdullahut, Drita.
Ka 15 vjetorin e vrasjes se motres, Kosova asnje herë nuk i harron bijtë dhe bijat e sajë, më të miret u vranë, edhe Adriana ishte 22 vjeçe, e bukura e Kosoves, e talentuara e Teatrit e mira aktore, duhej të flijohej që Kosova të ishte Shtet.
Po, Drita do niset nesër për në Kosovë. Teatri që mbanë emrin e Adrianës, çdo vit e kujton, çdo vitë do ta shohim në skenë në ato pak role që luajti, nga që e vranë në moshë të re , por Drita do ta ketë të vështirë këtë vitë, nga që, i vdiq edhe e ëma, e cila shkoj per ti ju bë shoqe Adrianës.
A janë në gjendije vallë disa njerëz, që përpiqen të përfitojnë merita të huaja, që përpiqen të bëhen heronjë të pa qenë më sllogone dhe fjale boshe, të kuptojnë zemrën e nje nane siç ishte Jëlldëzi, që e bëri të bijen nuse ne Arkivolin e vdekjes.
Por lufta ka mbaruar, Kosova duhet të shkoj përpara, bijtë dhe bijat e sajë duhet ta ndërtojnë dhe të justifikojnë gjakun e atyre qe u flijuan për te.
Dua të shpreh edhe një falenderim edhe per vëllëzërit Demiraj që na mundësuan të njifemi me kete dokument madheshtorë të Prof. Dr. Pllanes.
Një falenderim edhe për kameramani, Z. Aqif Aqifin, i cili filmon pa u lodhur gjatë gjithë kohes.
Me shumë aftësi e prezentoj këtë aktivitet një bijë shqipëtare që zotëronte tepër mirë shqipen dhe frengjishten.
Sa më shumë të dokumentojmë veprat e popullit tonë, sa më shumë ti mbrojmë vlerat tona, aq më shumë do të prezentohemi në botë si një popull dinjitoze dhe i vendosur në idealet e veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat