SHBA: Kërçovarë, Struganë, Presparë, dhe Dibranë, shfaqin interesim të jashtëzakonshëm të regjistrohen

Diaspora

SHBA: Kërçovarë, Struganë, Presparë, dhe Dibranë, shfaqin interesim të jashtëzakonshëm të regjistrohen

Më: 30 mars 2014 Në ora: 17:36

New Yersey: Kandidati për deputet nga Diaspora për SHBA dhe Kanada, zoti Tefik Abdullai nga radhët e komunitetit të shqiptarëve të Ilionoit, bashkë me një grup veprimtarësh të dalluar, nga Staten Island NYC, New Jersey, Connecticut, Dallasi - Teksasi, zotërinjtë Nazar Mehmeti, Gani Fejza,Ismet Smajli, dhe Ylber Korça,(Bruno Ceka ishte në Çikago) realizuan këtë weekend disa takime me bashkatdhetarët shqiptarë të emigruara nga Maqedonia në vite, kohë dhe rrethana të ndryshme në SHBA.
Dy veprimtarët e dalluar nga Teksasi, Mehmeti dhe Korça, në krye të këtij delegacioni kanë bërë thirrje vazhdimisht për regjistrimin e të gjithë shqiptarëve nga Maqedonia në zonën e "Tri - Shtetshit"- New York, New Jersey dhe Connecticut, në qoftë se ata kanë dokumentet zyrtare, pra sipas tyre ato që kërkon ligji i zgjedhjeve në Maqedoni (pasaportën biometrike të Maqedonisë dhe një kartë identiteti të vendit ku jeton aktualisht).


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat