Zgjedhje parlamentare në Kosovë të mbahen me 3 gusht 2014

Diaspora

Zgjedhje parlamentare në Kosovë të mbahen me 3 gusht 2014

Më: 27 mars 2014 Në ora: 20:27

Bernë, 27 mars - 3 gushti 2014 është data më e preferuar për shumicën e mërgimtarëve tanë nga Zvicra, Gjermania dhe shtetet tjera Evropiane, pasi që kjo datë i bie në kohën kur në të gjitha këto vende edhe zyrtarisht janë pushimet verore shkollore, ndërsa shumica dërrmuese e mërgimtarëve tanë pushimet e verës i kalojnë kryesisht në vendlindje.
Mërgata jonë në të gjitha periudhat kohore ka dhënë një kontribut për shoqërinë dhe vendin amë. Kryesisht që nga viti 1981 e këtej edhe si ambasadore (zëngritse e zëdhënëse) e kërkesave dhe luftës së drejtë të popullit tonë gjithandej. Mërgimtarët tanë, përpos që kanë kontribuar pandarë për të siguruar ekzistencën e familjeve dhe popullit në atdhe, jo rrallë dhe jo pak kanë kontribuar edhe në të gjitha fushat mundshme jetësore, si arsimore, shëndetësore, informative, si dhe në jetën e gjithëmbarshme strukturore e infrastrukturore në vendlindje e atdhe. Është po kjo mërgatë që për më shumë se 10 vite mbështeti materialisht dhe profesionalisht institucionet paralele në kohën e aparteidit të shtetit të Serbisë në Kosovë dhe njëkohësisht që nga zanafilla, edhe përpjekjet e veprimet e para të përgatitjeve për luftë të armatosur çlirimtare. Mërgata në mënyrën më të ndërgjegjshme dhe të pakursyer mbështeti luftën çlirimtare si financiarisht, ashtu edhe me logjistikë dhe njerëz. Menjëherë pasluftës, po kjo mërgatë, me paranë e djersës së vet rindërtoi shtëpitë e shumta dhe vendin e shkatërruar nga lufta dhe përsëri mbajti gjallë njerëzit jo vetëm të familjeve dhe farefisit të vet në atdhe, por edhe nevojtarët e pastrehë, të sëmurit e shumëçka tjetër. Pra mërgimtarët kanë kryer të gjitha obligimet e tyre të mundshme njerëzore, qytetare, shoqërore e kombëtare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat