E rëndë në Greqi, pas sherrit me ish-bashkëshorten 50-vjeçari shqiptar kryen vetëvrasje

Diaspora

E rëndë në Greqi, pas sherrit me ish-bashkëshorten 50-vjeçari shqiptar kryen vetëvrasje

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 08:53
Ngjarja ndodhi dje në Kalo Nero të Greqisë.

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës tragjikisht me armë pas një debati me ish-gruan e tij me të cilën sapo ishte divorcuar.

Ngjarja ndodhi dje në Kalo Nero të Greqisë.

Sipas asaj që është bërë e ditur 50-vjeçari, me armë në dorë ka shkuar në një arë ku punonin bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tyre së bashku me punëtorë të tjerë.

Aty, pas një debati të ashpër me ish-gruan, dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas, teksa fëmijët e tij kanë tentuar ta qetësojnë, dyshohet se ka qëlluar veten duke i dhënë fund jetës. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat