Shqiptarët e akuzuar për vrasje në tentativë përplasën me makinën e policisë në Belgjikë, kapen dy në kërkim një i tretë

Diaspora

Shqiptarët e akuzuar për vrasje në tentativë përplasën me makinën e policisë në Belgjikë, kapen dy në kërkim një i tretë

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 17:06
Ilustrim

Dy shqiptarë janë arrestuar pas nga njësitë speciale të policisë në Tervuren të Belgjikës, pasi ishin shpallur në kërkim sepse u përplasën me një automjet policie më herët.

Sipas mediave belge bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 28 dhe 50 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë. Të dy ndodheshin në makinën e cila u përplas me automjetin e policisë.

Përplasja ndodhi në Chaussée de Bruxelles në Crainhem efektivët e policisë ishin duke zhvilluar një ndërhyrje si pjesë e një hetimi në vazhdim.

Pas aksidentit, policia ka qëlluar drejt tyre me dy të shtëna. Automjeti që po ikte dhe dy nga pasagjerët e tij u kapën më pas pranë Tervurenit.

Një shqiptar i tretë u arratis, tha një zëdhënëse e prokurorisë, ndërsa gjatë operacionit u mobilizua edhe një helikopter i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat