Itali: 19-vjeçari shqiptar mbytet në det

Diaspora

Itali: 19-vjeçari shqiptar mbytet në det

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

E diela shënoi një ngjarje tragjike në Itali.

Një 19-vjeçar ka vdekur teksa po lahej në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e zonës së Galipolit.

Shqiptari raportohet se kishte shkuar për pushime në Salento, shkruajnë mediat italiane.

Disa pushues ishin ata që e dhanë alarmin lidhur me rastin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.

Sipas mediave italiane. ngjarja ka ndodhur teksa i riu kishte hyrë për ta ndihmuar të dashurën e cila po tregonte vështirësi, shkaku i rrymave detare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat