Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Selanik, vrasja dyshohet për larje hesapesh

Diaspora

Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Selanik, vrasja dyshohet për larje hesapesh

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar gjate orëve të natës në zonën Evozmo të Selanikut.

Viktima është Erald Jonuzi i datëlindjes 1988, 35 vjeç

Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapen zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba.

Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes.

Burime policore thane se rasti është larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë piste tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat