Shkatërrohet organizata e trafikut të kokainës dhe heroinës, mes të arrestuarve edhe dy shqiptarë

Diaspora

Shkatërrohet organizata e trafikut të kokainës dhe heroinës, mes të arrestuarve edhe dy shqiptarë

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Autoritetet rumune kanë shkatërruar një organizatë të trafikut të kokainës dhe heroinës, ku tetë persona kanë dalë para gjykatës, dy prej të cilëve janë shqiptarë.

Hetimet kanë nisur që në maj të vitit 2021, ku një shtetas shqiptar dyshohet se ka iniciuar krijimin e një organizate kriminale me qëllim trafikun e drogës.

Sipas mediave rumune, droga merrej jashtë vendit, në shumicën e rasteve në Holandë ose Shqipëri dhe më pas transportohej në vende të tjera, kryësisht në Rumani.

Për të kryer transportin e drogës, anëtarët e bandës përdornin disa mjete motorik, të cilat i kishin regjistruar në emër të tyre ose të familjarëve.

Makinat modifikoheshin në një servis, zakonisht jashtë vendit për të përgatitur vendet e posaçme për fshehjen e drogës. Mjetet përgatiteshin për të transportuar 10 deri në 12 kilogramë lëndë narkotike.

Droga vinte në Rumani dhe më pas shpërndahej për shitje. Të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm investohej në mallra luksi, me qëllim fshehjen e burimit të të ardhurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat