Famullia katolike shqiptare në - festoi 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Diaspora

Famullia katolike shqiptare në - festoi 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 18:45

Shtutgard - Po i afrohemi një shekulli, ditës shumë të pritur , e të lumtur dhe e paharruar, për Vlorën heroike për Shqipërinë, për Kombin tonë të shenjtë dhe Flamurin e sajë , mbas pesë shekujsh robërie , patrioti i mençur i kombit tonë , heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari flamurin kuq e zi, që ngriti i madhi Skënderbe 5 shekuj ma herët me të njëjtin qëllim simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë.
Në saje të 100 vjetorit të pavarësisë mbare kombëtare shqiptare, Famullia Katolike Shqiptare e Gjermanisë me qendër në Shtutgard organizoj meshën solemne për të falënderua të madhin Zot edhe elitën kombëtare për arritjet, sukseset dhe sakrificat e përgjithshme një shekullore në shërbim të binomit "Fe e Atdhe".
Ky eveniment u mbajt nën juridiksionin e At Marjan Lorencit dhe këshillit të Famullisë me datën: 14. Tetor 2012 ne ora 12:00. Edhe këta qytetarë të Republikës së Kosovës,që jetojmë dhe punojmë në Gjermani, ne rrethin e Shtutgardit ,tashmë e kurorëzuan një fazë të historie kombëtare, me veprimtarinë e vet , për të brumosur aktivitetet,si ato kulturore,artistike e deri te ato politike, e pse jo edhe fetare,duke u qasur përmes Shoqatave,Klubeve dhe bashkësive fetare që kanë qenë,janë dhe do vazhdojnë se ekzistuari në të ardhmen, gjithnjë për të mirën dhe përkujdesjen ndaj edukatës,traditës,kulturës dhe frymëzimit për të mbetur shqiptar,për ta penguar asimilimin dhe dukuritë tjera në dobinë e kombit shqiptarë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat