Rugova thoshte:"Jemi popull i vogël, edhe lisat duhet ti bëjmë për vete"

Diaspora

Rugova thoshte:"Jemi popull i vogël, edhe lisat duhet ti bëjmë për vete"

Më: 20 tetor 2012 Në ora: 18:26

Qendra Kulturore Shqiptare me seli në Stuttgart të Gjermanisë, në Literaturhaus Breitscheidstraße 4, më 14.10.2012, organizoi promovimin e librit “Në hap me Rugovën” të autorit Adnan Merovci.
Fillimisht përmes projektorit u shfaqen dokumente me fotografi nga takime të rëndësishme të Presidentit Rugova me burrështetas e funksionar, vendor e ndërkombëtar. U prezantua video-dokumentari “Një dekadë në 18 minuta” Vitor Spaqi, kryetar, përshëndeti të pranishmit. Ndërsa, moderoi: Gjylije Lecaj, referoi Lekë Preçi dhe autori Adnan Merovci, që i përshëndeti të pranishmit falënderoi organizatorët e "Qendrës Kulturore Shqiptare" dhe shoqatën "Pavarësia", por me theks të veçantë falënderoj përfaqësuesin e firmës Dibrani -Transport që e ndihmoi falas transportin e këtyre librave në Gjermani, ndërsa shkëlqyeshëm recitoi: Neriman Bajraktari. Mërgata jonë tashmë nëpërmes klubeve, shoqatave e shoqërive ka krijuar një kulturë e përvojë të madhe me organizime të ndryshme siç janë: manifestimet, përkujtimet, promovimet…
Në këtë promovim libri morën pjesë mbi 100 bashkatdhetarë, kryesisht veprimtarë: përfaqësuesit e Famullisë Shqiptare të Shtutgardit, At Marian Lorenci, Zefë Prenga etj., Hafiz Gagica, Nami Ramadani, Kolë Merturi, Dr. Bekim Balidemaj, Asllan Dibrani, Xhafer Leci, kameramani Ahmet Konjusha i RTK-së, Zeqir Asllani, Selim Vllasi, Baki Mustafi, etj.- disa kishin udhëtuar me qindra kilometra si: Fadil Ruhani nga München-i, Mustafë Shabanaj me shokët e tyre nga Freiburg-u dhe nga rajone tjera. Hafiz Gagica e zëvendës Konsulli Imer Lladrovci me bashkëshortet e tyre...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat