Emigrantit shqiptar i vendosën eksploziv në makinë dy herë brenda ditës, zbardhen detajet

Diaspora

Emigrantit shqiptar i vendosën eksploziv në makinë dy herë brenda ditës, zbardhen detajet

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 09:29
Policia gjeti në vendngjarje shishe butani dhe mbetje plastike

Një emigrant shqiptar në Greqi është vënë në shënjestër të disa peronave të panjohur, të cilët kanë tentuar dy herë brenda 25 orëve t’i djegin makinën, duke vendosur poshtë mjetit lëndë plasëse.

Në datën 12 gusht, në orën 01:40, persona të panjohur i janë afruar makinës dhe i kanë vënë flakën, duke i shkaktuar dëme në pjesën e përparme të veturës.

Policia gjeti në vendngjarje shishe butani dhe mbetje plastike, shkruajnë mediat greke.

Rasti dytë i zjarrvënies u regjistrua në orën 03:05 të mëngjesit të 13 gushtit, kur sërish persona të panjohur i janë afruar makinës së emigrantit shqiptar 40-vjeçar dhe i kanë vënë flakën mjetit që ndodhej i parkuar në rrugën Yrkanias duke e shkatërruar plotësisht.

Autoritetet greke po hetojnë për konfliktet që mund të ketë 40-vjeçari për të arritur në gjurmët e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat