Arrestime masive në Meksikë, vihen në pranga bosët e drogës dhe pastrimit të parave, midis tyre edhe një shqiptar

Diaspora

Arrestime masive në Meksikë, vihen në pranga bosët e drogës dhe pastrimit të parave, midis tyre edhe një shqiptar

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Në Mexico City, 905 të huaj të 60 kombësive të ndryshme janë arrestuar në këtë mandat gjashtëvjeçar, të akuzuar për kryerjen e krimeve të ligjit të zakonshëm. 58 për qind e tyre janë kolumbianë dhe venezuelas, të cilët janë vënë në dispozicion të Ministrisë Publike kryesisht për trafik droge.  Pas Ekuadorit shqiptarët kanë tentuar edhe vendet e tjera të Amerikës Latine për të kryer trafik droge, kryesisht kokainë. Një nga këto vende është edhe Meksika e cila njihet për kartelet e saj në prodhimin dhe trafikimin e kokainës. Në një operacion të ndërmarrë nga policia meksikane janë vendosur në pranga shtetas të kombësive të ndryshme, ku midis tyre është arrestuar edhe një shqiptar.

Sipas një raporti nga Prokurori i Përgjithshëm i Mexico City nga dhjetori 2018 deri në janar të këtij viti janë ndaluar 905 persona me kombësi të huaj të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale kryesisht në trafikun e kokainës.

Midis meksikanëve, kolumbianëve dhe personave me shtetësi të tjera është vendosur në pranga edhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Një nga bandat që është çmontuar gjatë këtij operacioni është edhe ajo që vepron në Mexico City e cila u themelua nga kolumbianët dhe metoda e saj është vendosja e borxheve personave të ndryshëm duke përdorur dhunë dhe kërcënime, shkruajnë mediat meksikane. 

Në listën e kombësive me më shumë arrestime në kryeqytetin e vendit, vijnë salvadoranët dhe peruanët. Në këtë mandat gjashtëvjeçar, 15 peruanë u kapën për trafik droge dhe tetë për grabitje. Sa i përket salvadorasve , 15 u vendosën në pranga për trafik droge, katër për grabitje të kalimtarëve, tre për grabitje të bizneseve dhe dy për vjedhje të makinave.

Gjithashtu, goditje ka pasur edhe ndaj grupeve të pastrimit të parave dhe rrëmbimit të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat