‘Luftë’ bandash në rrugët e Athinës, rusët plagosin 30-vjeçarin shqiptar

Diaspora

‘Luftë’ bandash në rrugët e Athinës, rusët plagosin 30-vjeçarin shqiptar

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Një “luftë” agresive mes bandave ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë, duke lënë të plagosur me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave vendase, ka qenë një bandë shqiptare dhe një ruse që janë përplasur, pas një konflikti i cili agravoi në zonën e Burnazit, pranë një klubi të njohur të kryeqytetit.

Gjatë përplasjes njëri prej djemve me origjinë ruse, nxori armën, ia drejtoi 30-vjeçarit shqiptar duke e plagosur në këmbë.

Menjëherë miqtë e të plagosurit e ka dërguar në spital, për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor. Kanë qenë mjekët ata të cilët pasi e kuptuan që i riu ishte qëlluar me burg, i telefonuan policisë.

Blutë e Athinës po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat