4 shqiptarë dhe një pakistanez arratisën nga burgu grek, ishin të dënuar për vrasje dhe drogë

Diaspora

4 shqiptarë dhe një pakistanez arratisën nga burgu grek, ishin të dënuar për vrasje dhe drogë

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Pesë të burgosur janë arratisur mëngjesin e kësaj të hëne nga një burgnë Kretë.

Mediat greke bëjnë me dije se të dënuarit për vrasje, grabitje dhe trafik droge janë arratisur nga burgu i Chanias.

Sipas mediave ato janë katër shqiptarë dhe një pakistanez, të cilët u transferuan nga Athina të shtunën dhe sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Chania, por gjatë natës ose mëngjesin e sotëm kanë arritur të arratisen nga qendrat e paraburgimit.

Ndërkohë autoritetet greke janë në ndjekje të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat