Në prag të festave humanizëm nga Isa Mjeku dhe bashkëshortja e tij, gjithmonë pranë nevojtarëve

Diaspora

Në prag të festave humanizëm nga Isa Mjeku dhe bashkëshortja e tij, gjithmonë pranë nevojtarëve

Nga: Maksim Gjokaj Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:48
Isa Mjeku dhe bashkëshortja e tij

"Këto Aksione nuk do t'i ndalim. Të ju ndihmojmë të varfëve.." . Kështu shkruan hamunisti i njohur shqiptar Isa Mjeku teksa poston edhe disa foto me bashkëshorten e tij dhe ata që kanë ndihmuar.

Ata si familje nuk kanë të ndalur me aksionet humanitare ndërsa mesazhi i ardhur ditën e martë se "Mbaroi me sukses pusi-çezma juaj dhe Zoti ju shpërbleftë dhe faleminderit" ardhur nga vendi ku ata si familje ku djali i tyre artisti Mërgim Mjeku i ka udhëhequr transferen teknike i ka lumturuar edhe ata vetë.

Ata kanë ndihmuar një fshat në Indi quajtur Village Bagya në Bagraich. Por Isa gjithmonë ndihmon ku kujtojmë se edhe në kohën e tërmetit në Shqipëri kishte lëshuar hyrjen 105 m2 plus duke i ndihmuar një familje të prekur me 300 euro në muaj, apo pa harruar se ndihmojnë ende çdo muaj një familje në nevojë në Kosovë.

Image
Aksioni

Çfarë shembulli kjo familje humane e Isa Mjeku e dhashtë Zoti që të kemi të tjera familje që ju qëndrojnë pranë me ndihma personave në nevojës sidomos në këto ditë të fundvitit festiv.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat