Tre dhoma të mbushura plot me kanabis, arrestohet shqiptari në Britani, detajet si e zbuloi policia

Diaspora

Tre dhoma të mbushura plot me kanabis, arrestohet shqiptari në Britani, detajet si e zbuloi policia

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:56
Britani

Një shqiptar është arrestuar në Britani pasi akuzohet se kishte kthyer lavazhin në një shtëpi bari.

Sipas mediave të huaja autoritetet kanë kontrolluar ditën e sotme lavazhin në Canvey Island, ku zbuluan se në kushte  shtëpie po rriteshin rreth 70 bimë kanabisi.

Mësohet se bimët ishin të ndara në tre dhoma, ku për t’u futur tek to ishte një derë e fshehtë. Kjo derë ndodhej tek dhoma ku flinte dhe shqiptari.

 “Kur hymë në lavazh, erdhi një zotëri dhe hapi derën, i cili ishte shtetas shqiptar. Ai është arrestuar për kultivimin e kanabisit,”-bëri me dije Policia pas operacionit.

Ndërkohë që bashkë me raportimin në media, Policia e Essex ka publikuar pamje edhe brenda shtëpisë, ku qëndronte shqiptari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat