“3500 euro ose do të vras”, kërcënonte italianët me mesazhe, arrestohet i riu shqiptar

Diaspora

“3500 euro ose do të vras”, kërcënonte italianët me mesazhe, arrestohet i riu shqiptar

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 23:59
Ilustrim

Një 22-vjeçar është arrestuar pasditen e djeshme në Itali pasi që prej tetorit të vitit të kaluar kërcënonte qytetarët italianë duke u dërguar një mesazh në celular. 

Ai u thoshte atyre se në rast se nuk i jepnin 3500 euro, do t’i vriste.

Pas një kohe të gjatë hetimesh, policia italiane arriti të lokalizojë dhe të vërë në pranga të riun shqiptar.

Pas verifikimeve, rezultoi se 22-vjeçari shqiptar ishte dëbuar me herët nga Italia, në maj të vitit të kaluar, dhe kishte arritur të rikthehej sërish në mënyrë ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat