27 vjeçares i ndodh e papritura, hip në autobus të gabuar dhe në vend të Prishtinës shkon në Berlin

Diaspora

27 vjeçares i ndodh e papritura, hip në autobus të gabuar dhe në vend të Prishtinës shkon në Berlin

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 09:57
Berlin

Një 27 vjeçe është kapur nga Policia Federale e Gjermanisë e dyshuar për qëndrim ilegal në Aeroportin e Munihut.

Asaj i ndodhi befasia pas vizitës turistike qw kishte te xhaxhai në Kroaci.

Vajza nga Kosova ka thënë se ka hipur gabimisht në një autobus tjetër dhe jo në atë që do ta çonte në Prishtinë, siç kishte planifikuar dhe ka përfunduar në Berlin të Gjermanisë

Gjatë kontrollimit të pasaportës me rastin e fluturimit në drejtim të Prishtinës, zyrtarët zbuluan se ajo kishte me vete pasaportë dhe vizë legale, por vizës i kishte dalë afati dhe nuk vlente për Zonën e Shengenit.

Gjatë marrjes në pyetje ajo ka deklaruar se nuk ka shkelur ligjin por i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat