Ekspertët ndërkombëtarë hetojnë helmimin e ish spiunit rus në Britani

Bota

Ekspertët ndërkombëtarë hetojnë helmimin e ish spiunit rus në Britani

Më: 20 mars 2018 Në ora: 21:53
Ekspertët e Organizatës Ndërkombëtare

Ekspertët e Organizatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) kanë arritur në Britaninë e Madhe për të hetuar sulmin me helm nervor ndaj ish-spiunit rus në qytetin anglez Solsbury dhe rezultatet e analizës pritet të dalin pas tre javësh, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i OPCW-së, Ahmet Uzumu.

"Me kërkesën e qeverisë britanike, OPCW ka dërguar ekspertë në Britani të Madhe dhe ata do të mbledhin disa mostra", tha Uzumi në një konferencë për shtyp në OKB.

Pas tentim vrasjes së ish spiunit rus dhe vajzës së tij me një helm nervor, janë rritur tensionet mes Londrës e Moskës, pasi Britania e Madhe e ka akuzuar Rusinë se qëndron pas tentim vrasjes, ndërsa ka dëbuar nga vendi 23 diplomatë rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat