Akuza mes SHBA-ve dhe Rusisë për injorim të rezolutës së OKB-së në Siri

Bota

Akuza mes SHBA-ve dhe Rusisë për injorim të rezolutës së OKB-së në Siri

Më: 5 mars 2018 Në ora: 18:54
Siri

Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi sot Uashingtonin për shpërfilljen e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për armëpushimin në Siri, pasi sipas saj rebelët nën kontrollin e saj, nuk kanë ndaluar sulmet ndaj ushtrisë siriane në Gutan Lindore dhe bombardimet ndaj Damaskut.

Kurse zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders sot kishte akuzuar Rusinë se po e injoron rezolutën e OKB-së për t'i dhënë fund luftimeve në Siri, duke thënë se kjo ka çuar në vdekjen e civilëve në Gutan Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat