Gjermania thirrje palëve që të respektojnë marrëveshjen për armëpushim në Siri

Bota

Gjermania thirrje palëve që të respektojnë marrëveshjen për armëpushim në Siri

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 17:10
Steinmeier

Steinmeier në emër të Gjermanisë sot përshëndeti marrëveshjen e mbrëmshme të SHBA-ve dhe Rusisë e cila duhet të rezultojë me ndërprerjen e luftimeve dhe hapjen e korridoreve humanitare në Siri

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier u ka bërë thirrje të gjitha palëve ndërluftuese në Siri që të respektojnë marrëveshjen për armëpushimin që mbrëmë e arritën delegacionet e SHBA-ve dhe Rusisë në Gjenevë, që në fuqi hyn të hënën, ditën e parë të Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Steinmeier në emër të Gjermanisë sot përshëndeti marrëveshjen e mbrëmshme të SHBA-ve dhe Rusisë e cila duhet të rezultojë me ndërprerjen e luftimeve dhe hapjen e korridoreve humanitare në Siri.

Në njoftimin me shkrim, Steinmeier theksoi se janë bërë përpjekje të mëdha në këto negociata sepse situate në terren në Siri është jashtëzakonisht e komplikuar dhe ekzistojnë interesa të shumta kundërshtuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat